LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, tre të dyshuar e fusin në veturë një person – e rrahin dhe ia marrin mbi 300 euro

Ferizaj, tre të dyshuar e fusin në veturë një person – e rrahin dhe ia marrin mbi 300 euro
Foto: Ilustrim

Një person në Ferizaj ka raportuar të mërkurën se tre të dyshuar e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një vend të panjohur.

Aty viktima ka deklaruar se e kanë rrahur e më pas i kanë marrë një shumë parash prej 327 euro dhe pastaj e kanë liruar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të martën rreth orës 11:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.


“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 20.09.2022 – 11:40. Me 21.09.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj  kosovarë e kanë futur në veturë dhe dërguar në një vend të panjohur dhe e kanë rrahur, ku më pas i kanë marr një shumë parash prej 327 € dhe  pastaj e kanë liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti i cili është iniciuar si “Detyrim”, është në procedurë hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori