LAJMI I FUNDIT:

Feniksi fiton Kupën e Kosovës në futsall, mposht Besën në finale

Feniksi fiton Kupën e Kosovës në futsall, mposht Besën në finale

Feniksi nga Drenasi ka fituar Kupën e Kosovës në futsall pasi ka mposhtur në finale Besën e Pejës me rezultat të thellë 6-0.

Skuadra e Feniksit nga qyteti i Drenasit është fituese e Kupës së Kosovës në futsall.

Në ndeshjen finale, e cila u zhvillua të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në praninë e një numri të madh të shikuesve, skuadra nga Drenasi u tregua më e mirë se skuadra e Besës nga Peja, duke e mposhtur me rezultat bindës 6-0.


Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë, duke u mbyllur me epërsinë e një goli për drenicasit, të cilën e shënoi Shqipron Brahimi në minutën e 11-të të takimit.

Rivaliteti i madh mes dy skuadrave vazhdoi edhe në pjesën e dytë deri në minutën e 30-të, kur Mentor Mejzini shtoi epërsinë në 2-0, kurse pas minutës së 35-të gjithçka kaloi në shenjë të drenicasve, të cilët realizuan edhe katër gola.

Golat tjerë u shënuan nga Dardan Topilla (35′), Ferid Agushit (36′, 39′) dhe Dragan Petrovic (39′), duke vulosur fitoren e Feniksit me rezultat të thellë 6-0.

Në fund, medaljet për futbollistët e Besës i ndanë Agim Avdyli, Sahit Kelmendi e Skender Sadiku, derisa medaljet për skuadrën fituese i ndanë anëtarja e KE të FFK-së, Vjollcë Krasniqi, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe kryetari i Komisionit të futsallit, Rasim Gimolli.

Ndërkohë, kupën kapitenit të Feniksit, Mentor Mejzini ia dorëzoi nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi. Me medalje u stolisën edhe vëzhguesi dhe gjyqtarët e ndeshjes, të cilat i ndau kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë

Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë

Premier League
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja pse Real Madridi nuk bëri transferime gjatë afatit kalimtar të janarit

Zbulohet arsyeja pse Real Madridi nuk bëri transferime gjatë afatit kalimtar të janarit

La Liga
Marcus Rashford thyen heshtjen pas debutimit me Aston Villën

Marcus Rashford thyen heshtjen pas debutimit me Aston Villën

Premier League
U largua nga fusha i lënduar ndaj Sevillës, Flick flet për gjendjen e Araujos

U largua nga fusha i lënduar ndaj Sevillës, Flick flet për gjendjen e Araujos

La Liga
Kalo në kategori