Pavarësisht kush apo nga jeni, thuajse të gjithë prej nesh e kemi një lidhje të caktuar që e vlerësojmë më shumë se lidhjet më tjerët.
Kjo mund të jetë lidhja me shokun/shoqen e fëmijërisë, me vëllanë/motrën, me prindërit ose lidhja me partnerin që e zgjedhim për ta kaluar jetën, transmeton Telegrafi.
Por, sipas një anketimi të kryer nga kompania ‘Champneys’, ideja jonë për shpirtin binjak mund të mos jetë aq e saktë, pasi që duket se femrat më shumë i preferojnë shoqet e ngushta sesa burrin.
Në fakt, nga 1,517 femra të anketuara, mbi 50% prej tyre kanë pohuar se janë më të afërta me shoqet sesa me burrin – e për këtë ka një numër të madh me arsye.
Një prej arsyeve më të zakonshme se përse femrat i preferojnë shoqet më shumë se burrin është se ndihen që mund të flasin gjithçka me një grua tjetër.
Arsyeja e dytë e mbështetë këtë, duke treguar se shoqet dëgjojnë më shumë se burrat dhe se shoqeve mund t’iu tregojnë gjëra që nuk mund t’ia tregojnë partnerit.
Veç kësaj, përgjigjet e dala nga ky anketim bëjnë të ditur se femrat kalojnë edhe kohë të jashtëzakonshme me shoqet e tyre, ku 39% prej tyre kanë thënë se i preferojnë shoqet pasi “qeshim derisa të qajmë”, 29% thonë se “mund të jem 100% vetvetja” dhe 15% kanë deklaruar se “kemi më shumë të përbashkëta”.
Tjetra është se mbi 40% e femrave të anketuara kanë thënë se i preferojnë shoqet në vend të burrit sepse ato gjejnë kënaqësi në gjërat e njëjta, dhe 28% kanë thënë se shoqet ofrojnë këshilla më të mira se burri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A duhet t’i tregoni partnerit se e keni tradhtuar?

Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Shtatë dallime ndërmjet të dashurit dhe bashkëshortit
E fuqishmja Anna Wintour mban vetëm një palë sandale - për 27 vjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri