LAJMI I FUNDIT:

Femrat të cilat kanë inde të dendura në gjoks kanë rrezik dukshëm më të madh që të sëmuren nga kanceri i gjirit

Femrat të cilat kanë inde të dendura në gjoks kanë rrezik dukshëm më të madh që të sëmuren nga kanceri i gjirit
iStock

Si mund ta verifikoni a jeni të rrezikuara?

Agjencia e ushqimit dhe e pijeve ka propozuat që gjatë kontrollit në mamograf të fokusohen në rrezikun nga kanceri i gjirit ndaj të cilit deri tani pothuajse askush nuk i ka kushtuar kujdes – a kemi dendësi të vogël apo të madhe të indeve në gji.

Gjinjtë e forta me inde të dendura nuk janë problem pse janë të tilla, për shkak që gjinjtë e këtillë kanë më shumë inde lidhëse se sa yndyrore, gjë që është plotësisht normale.


Sa më të reja që të jeni, janë më të mëdha shanset që gjinj të këtillë të keni, sepse me kalimin e viteve gjinjtë bëhen me më pak inde të dendura, transmeton Telegrafi.

– Yndyra është e zezë, ndërkaq kanceri i bardhë, andaj është e lehtë të dallohen. Indi i gjinjve të dendur gjithashtu është i bardhë, prandaj te këto rasteve mjekët bëjnë ultrazërin si shtesë mamografi, gjë që jep pasqyrë të plotë për gjinjtë tuaj, thotë mjekja Cindy Lee.

Rregull i ri nënkupton që mjekët të paralajmërojnë pacientet për atë se çfarë janë indet e gjinjve të tyre.

Femrat të cilat kanë inde të dendura në gjinj apo kanë anamnezë pozitive familjare patjetër duhet t’i nënshtrohen kontrollit të hershëm, madje që nga mosha 30-vjeçare.

Kanceri i gjirit - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore
Lexo po ashtu Kanceri i gjirit - Sfidё e epidemiologjisë bashkëkohore

– Anamneza familjare po ashtu është e rëndësishme si edhe ajo që të përcaktohet a keni shkallë të rritur apo normale të rrezikut nga kanceri i gjirit, ka shtuar mjekja.

Kjo ndodh kështu si reaksion ndaj vendimit që kontrolli me mamograf sërish të caktohet si i obligueshëm për pacientet vetëm nga mosha 50-vjeçare. Arsyetimi për këtë është që kanceri i gjirit gjithnjë e më pak zbulohet te femrat më të reja se 50 vjeç.

Kontrolli i rregullt është mbrojtja më e mirë e shëndetit tuaj, andaj patjetër shkoni në kontroll vjetor. Kur sëmundja apo ndonjë anomali zbulohet në fazën e hershme, me sukses të madh mund të shërohet. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar

Shtatzëna
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Kalo në kategori