Site icon Telegrafi

Femrat që tundin vithet dhe shalakaten? A bëjnë ato me shumë aksione në krevat?

Nuk vlen vetëm ajo rregulla që femrës i nevojitet seks i rregullt për të qenë e buzëqeshur. Mirëpo, ekzistojnë karakteristika dhe sjellje të caktuara, të cilat do t’i vëreni te pjesëtaret e gjinisë së bukur, të cilave u mungon “pak aksion”.

Vetëm vëzhgoni pak më me kujdes, transmeton Telegrafi.

Para së gjithash, femra, së cilës i mungon aksioni në krevat, vazhdimisht është në humor të keq. Është nervoze, idhnake, dhe, natyrisht çdo gjë i pengon.

Pos kësaj, femrat e tilla zakonisht ecin të shtangura.

Derisa femra me jetën e kënaqshme seksuale tundin vithet dhe sillen derisa kalojnë pranë jush, të tjerat ecin drejt dhe do të duken sikur kanë përpirë bishtin e fshesës.

Prandaj, femrave të cilave u mungon seksi duken më të moshuara se ato të cilat vërtet janë të plotësuara.

Ato shpesh kanë probleme me gjumin, dhe nuk tajitin mjaftueshëm hormonin e lumturisë, endorfinën, prandaj janë shumë nervoze dhe të gatshme vetëm për grindje.

Femrat të cilat kanë më pak seks vuajnë nga lodhja kronike.

Nëse nuk keni mjaftueshëm seks, më pak do të tajitni kolagjen, i cili ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës. Nëse nuk tajitet ky hormon, është mundësia e madhe nga plakja e hershme e lëkurës.

Femrave të cilave u mungon seksi do të kenë më shumë puçrra dhe akne, sepse ato i shkakton mungesa e progesteronit, i cili prodhohet gjatë seksit.

Nëse nuk kanë mjaftueshëm seks, femrat shpesh sillen në mënyrë armiqësore ndaj personave të tjerë.

Gjithashtu, nëse nuk keni marrëdhënie të mjaftueshme seksuale mundësia më e madhe është që të keni rezistencë të dobët ndaj dhembjeve.

Mungesa e seksit mund të shkaktojë dobësim të imunitetit. Seksi ndikon në qarkullimin e gjakut, prandaj vetvetiu edhe në punë të mirë të trurit.

Femrat të cilat nuk kanë mjaft seks humbin vetëbesimin dhe vazhdimisht janë të pakënaqura me dukjen e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version