Fëmijët më të vegjël se dy vjet nuk do të duhej të shikonin filma vizatimorë

Fëmijët deri në moshën dyvjeçare fare nuk duhet të shohin televizor, as të jenë në kontakt me asnjë medium elektronik.
Gjithnjë e më shumë prindër vogëlushët e vet i qetësojnë dhe i argëtojnë duke u lëshuar filma vizatimorë. Mirëpo, edhe pse këta filma vizatimorë u janë përshtatur moshave më të reja, psikologët konstatojnë që fëmijët më të vegjël se dy vjeç nuk do të duhej të shikonin TV.
Pas moshës dyvjeçare, shikimi i televizorit duhet të jetë me masë, gradualisht, por assesi më shumë se dy orë në ditë.
Vizatimorët kanë ndikim dyfish negativ te fëmijët deri në moshën gjashtëvjeçare, transmeton Telegrafi.
Duke shikuar filma vizatimorë, vogëlushët humbin pasqyrën reale se ç’është realitet e çka jo. Prandaj nuk duhet të na habisin veprimet kur dëgjojnë që ndonjë fëmijë i bie me çekiç maces në kokë.
Ai fëmijë me siguri ka pritur të shohë xixa mbi kokën e maces, ashtu siç ka parë në film. Sepse, duke shikuar vizatimorët e tillë, fëmija humbë ndjenjën për sjellje agresive, për atë çka është reale, çka është imagjinare, si edhe empatinë.
Nëse heronjtë e tyre nga vizatimorët janë të dhunshëm, do të sillen edhe ata ashtu. Viktimat më të mëdha të programeve të këqija TV janë fëmijët dhe ata paguajnë haraçin më të madh.
Shumë orë përpara ekranit mund të shkaktojnë një vonesë në të folur, në aktivitete psiko-motorre dhe shqetësime në gjumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë