Poezi nga: Bertolt Brecht
Përktheu: Faslli Haliti
Fëmijët luajnë luftash.
Po rrallë qëllon të luajnë paqesh,
sepse të rriturit bëjnë vazhdimisht luftë,
ti bën “pum” dhe qesh;
ushtari shtije
dhe një tjetër më nuk qesh.
Është lufta.
Ka një tjetër lojë për ta shpikur:
ta bëjë botën të buzëqesh,
të mos e bëjë të qajë.
Paqe do të thotë
që jo të gjithëve t’u pëlqejë e njëjta lojë,
që lodrat e tua
t’u pëlqejnë edhe fëmijëve të tjerë
që shpesh nuk i kanë,
sepse ke tepër ti;
që skicat e fëmijëve të tjerë
nuk janë zhgaravina;
që mamaja jote s’është krejt vetëm jotja;
që gjithë fëmijët janë miqtë e tu.
Dhe paqe akoma do të thotë
të mos kesh uri
të mos kesh të ftohtë
të mos kesh frikë.