Gjatë pandemisë së coronavirusit, prindërit e stresuar po fokusohen edhe më shumë në ekranet e smartfonëve, derisa të njëjtën gjë po ua lejojnë edhe fëmijëve të tyre si një mënyrë e besueshme për t’i mbajtur të zënë dhe të argëtohen për orë të tëra.
Por, në mes të bashkëbisedimeve në Zoom me shokë të klasës, seancave maratonike të Minecraft dhe videove pa fund në Youtube, mund të ketë një shpërqendrim të padëshirueshëm për fëmijët, që është pornografia, transmeton Telegrafi.
Në këtë kohë pandemie, kur 50 milionë fëmijë nuk po shkojnë në shkollë, kanë kohë të bollshme si dhe leje nga prindërit që të qëndrojnë në internet dhe të bëjnë kërkime të ndryshme.
Meqenëse po bëjnë kërkime të shumta, po ndjehen të vetmuar dhe kanë më kuriozitet se më herët, po bien në kontakt edhe me materiale pornografike.
Ky është një shqetësim shumë i madh, sepse shpërqendrimi i tyre në këtë formë, mund të ketë pasoja shumë të mëdha, aq më shumë kur këtë po e bëjnë në heshtje dhe në fshehtësi.
Si pjesë e projektit të AMAZE, është shpërndarë një filmim që e tregon një fëmijë të vogël, i cili qëndron pranë babait që luan video-lojë, udhëtojnë së bashku, si dhe është ulur para tij derisa ai ia pret flokët, ndërsa thotë “asgjë”, pasi të ketë dashur ta pyeste diçka.
Kur shkon për të fjetur dhe zhduket nën çarçaf, ai vazhdon të zhytet në botën e videove pornografike, shikimi i të cilave është rreptësisht i ndaluar për fëmijë dhe adoleshent të rinj.
“Nëse nuk jeni duke i mësuar fëmijët për seksin, atëherë kush është duke e bërë”, është mesazhi në fund të kësaj videoje të shkurtër.
Sipas ekspertëve, prindërit duhet të flasin sa më shumë me fëmijët dhe duke krijuar atmosferë jo turpshme, në mënyrë që t’i mësojnë për marrëdhëniet seksuale, si dhe që t’i shmangin këto filmime në internet. /Telegrafi/