Intervistë me shkrimtaren: Marguerite Duras(1914-1996)
Intervistoi: Leopoldina Pallotta della Torre
Në shqip nga: Daniela Xhani
Si e përshkruani veten fëmijë?
Unë kam qenë gjithmonë e vogël. Askush nuk më tha kurrë që isha e bukur dhe nuk kishte as pasqyra në shtëpi.
Çfarë raporti ka ndërmjet këtyre grumbullimeve të kujtesës dhe shkrimit tuaj?
Kam kujtime të mrekullueshme, kaq të forta sa shkrimi nuk do mundë të evokojë kurrë. Fëmijëria indokineze është një referim i pandashëm për imagjinatën. Asgjë nuk mund të përputhet me intensitetin e saj. Stendhal ka të drejtë, fëmijëria është e pafund.
Cilat janë arsyet që ju kanë shtyrë të shkruani?
Nevoja për të hedhur në faqe diçka urgjente, pa pasur forcën për ta bërë plotësisht atë. Asokohe lexoja shumë dhe, pashmangshmërisht, nxitimi për të shkruar ishte aq i madh sa nuk e kuptoja sesi influenconte tek unë. Vetëm me librin e dytë fillon të shohësh qartë drejtimin e shkrimit tënd, duke u shkëputur nga joshja që ideja e letërsisë ushtron mbi ne.
Përse dikush nis të shkruajë?
Njëmbëdhjetë vjeçe jetoja në Cocincina, tridhjetë gradë në hije, çdo ditë. Shkruaja poezi – nis gjithmonë nga poezia – për botën, për jetën që nuk e njihja ende. Nuk e di çfarë e shtyn dikë të shkruajë, ndoshta një fëmijëri e vetmuar. E di çfarë? Nuk kam njohur kurrë askënd pa ia bërë vetes pyetjen: Çfarë bëjnë njerëzit kur nuk shkruajnë? Kam një admirim të fshehtë për njerëzit që nuk e bëjnë këtë; dhe nuk e di sesi munden.
Çfarë marrëdhënie ka ndërmjet shkrimit dhe realitetit?
Të gjithë shkrimtarët, pavarësisht nëse u pëlqen apo jo, flasin për veten; për veten si ngjarje parësore e jetës së tyre. Edhe aty ku dukshmërisht rrëfejmë gjëra të jashtme, jemi ne vetë, obsesionet tona ku përfshihemi. Siç thotë Freud për ëndrrat, është gjithmonë egoizmi ynë që bartet. Shkrimtari ka dy jetë: një, ajo sipërfaqësore e tij, që e bën të flasë, të reagojë ditë pas dite. Dhe tjetra, ajo e vërteta, që e ndjek kudo e nuk i jep kurrfarë përgjegjësie.
Të shkruash për të mashtruar fantazmat e vetes? Ju vetë e mbështetni portën terapeutike të shkrimit.
Unë shkruaj për të vulgarizuar, masakruar veten dhe pastaj për t’u lehtësuar nga rëndësia: që teksti të marrë vendin tim në mënyrë që të ekzistoj më pak. Më ndodh të çlirohem nga vetja vetëm në dy raste: ideja e vetëvrasjes, ose ajo e të shkruarit.
Si ndiheshit ndërsa shkruanit “L’Amant” ?
Një lloj lumturie. Libri doli në errësirë – errësira e fëmijërisë sime – dhe ishte jashtë rregullit. Një seri episodesh të shkëputura që unë i gjeja dhe i braktisja pa ndalesa ose përfundime.
Sipas jush, cila është detyra e letërsisë?
Ajo e përfaqësimit të paligjshëm: të thotë atë që njerëzit nuk e thonë. Letërsia duhet të jetë skandaloze: të gjitha aktivitetet shpirtërore duhet të kenë të bëjnë me rrezik. Vetë poeti është për vetveten një rrezik, dikush që, ndryshe nga ne, nuk e mbron veten nga jeta. Mendoni pak Rimbaud, Verlaine…ose Baudelaire, më i madhi: i mjaftuan vetëm njëzet poezi për të arritur në përjetësi.
Yucenar argumenton se një shkrimtar është i dobishëm “nëse e kthjellon lexuesin, e çliron nga ndrojtja ose paragjykimi, e bën të shohë e ndiej ato që lexuesi nuk do të mundte pa të.”
Po, shkrimtarët e vërtetë janë të nevojshëm. I japin formë gjithçkaje që të tjerët e ndiejnë të paformë: për këtë arsye regjimet totalitare i kanë bojkotuar ato.
/Burimi “Nuovi Argomenti”, revistë e themeluar më 1953 nga Alberto Carocci e Alberto Moravia/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

OZIMANDIA

Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!

NDJEKJA

KUR U KTHEVA

Shqipëria e viteve 1913-1914: 96 pamje nga koha e Wiedit dhe Misionit Ushtarak Holandez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania