LAJMI I FUNDIT:

Federatat Sportive përfitojnë nga fondi i pandemisë

Federatat Sportive përfitojnë nga fondi i pandemisë
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Është mbajtur sot (e martë) ceremonia e nënshkrimit të kontratave me 38 Federatat Sportive të Kosovës, për ndarjen e mjeteve financiare nga fondi për mbështetjen e sportit në kohë të pandemisë.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me ç’rast tha se mbështetja e dhënë për MKRS-në është pjesë e obligimit qeveritar.

Ai premtoi se do të mbështes edhe më shumë fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Teksa shtoi se edhe për vitin tjetër kanë paraparë një pako mbështetëse për këtë dikaster.


(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Mbështetja që u jep qeveria është një obligim, nuk është favor. Më vjen mirë që është nda një pjesë e mbështetjes për ju për me u përballë me këtë situatë të vështirë. Kërkoj që t’iu rrini afër të gjitha klubeve në përmbushjen e masave. Unë shfrytëzoj rastin t’iu përgëzoj juve klubeve të sportit në të gjitha fushat që keni pasur”, tha ai, citon KP.

Hoti theksoi se duhet bashkëpunim i vazhdueshëm që të ndihmohen sportistët për të arritur kulmin e sukseseve të tyre.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Ministrja e Kulturës, Rinise dhe Sportit, Vlora Dumoshi tha se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për dikasterin që e drejton është e jashtëzakonshme, veçanërisht duke marrë parasysh periudhën e ndjeshme të shkaktuar nga pandemia.

“Në këtë vit edhe pse ka qenë i rëndë kemi punuar edhe në infrastrukturë, duke filluar nga sallat sportive, fushat sportive, pishinat e të tjera. Kemi shpenzuar diku rreth 4 milionë euro buxhet. Punimet janë duke vazhduar dhe synimet janë që tu japim mundësi këtyre klubeve”.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Është një lajm i mirë që ne nuk kemi bërë dallime mes meshkujve dhe femrave, në këtë paketë të gjithë janë të njëjtë”, u shpreh Dumoshi, e cila në fund i bëri edhe një dhuratë kryeministrit Hoti.

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Tallej me Diego Simeonen gjatë ndeshjes, Brahim Diaz befason sërish me deklaratë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori