Federata e Taekwondos: Nuk marrim pjesë pa simbole në Serbi

Por, mediat në Serbi këtë organizim po e quajnë skandaloz pasi që nën presionin e Evropës, në këtë garë do të merr pjesë edhe Kosova.
Kryetari i Federatës së Taekwondo të Kosovës, Nuhi Gashi, ka thënë për Telegrafin se nëse shteti i Kosovës nuk do të prezantohet si duhet ata nuk do të marrin pjesë.
“Jemi ftuar të marrim pjesë në Ballkaniadën që mbahet në Serbi. Ata (serbët) na kanë dërguar e-mail ku kategorikisht thuhet se intonimi i himnit dhe prezantimi i flamurit nuk do të lejohen në garat. Nëse nuk do të na lejojnë që të prezantohemi si shtet, atëherë ne nuk do të marrim pjesë fare”, ka thënë Gashi për Telegrafin.
PO ASHTU LEXONI: Reagojnë serbët: S’duam që flamuri i Kosovës të valojë në Serbi, por...
PO ASHTU LEXONI: Himni i Kosovës intonohet për herë të parë zyrtarisht në Serbi




















































