Lojtarët e Ligës Premier janë paralajmëruar të mos kopjojnë veprimet e mbrojtësit të Arsenalit, Sead Kolasinac, i cili me guxim luftoi kundër dy grabitësve të armatosur.

Incidenti i tmerrshëm u zhvillua në veri të Londrës të enjten e kësaj jave kur Mesut Ozil po voziste me bashkëlojtarin e tij në Mercedes G-Class SUV dhe atyre iu afruan dy grabitës me motoçikletë.


Mesfushori gjerman thuhet se e ka braktisur makinën e tij në shpejtësi në ato momente dhe kuptohet se ka ikur për të shpëtuar, ndërsa pamjet tregojnë veprimin e Kolasinac duke dalë nga makina për t’u përballur me dy grabitësit.

Një video e incidentit të postuar në Twitter është shpërndarë 23.500 herë dhe ka rreth 14 milionë shikime.

Megjithatë, PFA ka mbështetur reprezentuesin e Bosnjës, mirëpo ata nuk duan që të tjerët ta bëjnë këtë në të ardhmen nëse një incident do të ndodhë përsëri.

Zëvendës shefi ekzekutiv Bobby Barnes tha: "Për asnjë pasuri nuk ia vlen të rrezikosh jetën tënde. Këto gjëra mund të zëvendësohen. Më mirë të vendoset siguria juaj në rend të parë".

Arsenali tha në një njoftim: "Ne kemi qenë në kontakt me të dy lojtarët dhe ata janë mirë".

Tre vjet më parë, ish-sulmuesi i West Hamit, Andy Carroll, u sulmua nga dy grabitës, kur ai u kthye në shtëpi nga seanca stërvitore me Hammers.

Sulmuesi anglez ishte larguar me shpejtësi të lartë pasi njëri prej grabitësve u përpoq të vjedhë orën e tij prej 25 mijë eurosh, derisa priste në trafik. /Telegrafi/

telegrafi sport app