Faza grupore e ‘Euro 2020’ në numra: Rekorderi Ronaldo, lojtari më i ri, intervenimet dhe statistika të tjera
![Faza grupore e ‘Euro 2020’ në numra: Rekorderi Ronaldo, lojtari më i ri, intervenimet dhe statistika të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/oni1-780x439.jpg)
Ka përfunduar faza grupore e ‘Euro 2020’, ndërsa pos që i kemi parë 94 gola në 36 ndeshje të zhvilluara – janë regjistruar edhe disa të dhëna interesante statistikore.
E dhëna më e freskët dhe padyshim më e rëndësishmja është se Cristiano Ronaldo e ka barazuar rekordin e golave me përfaqësuese dhe ndan vendin e parë me legjendën iraniane, Ali Daei, me nga 109 gola.
Daei u kujdes që ta uronte golashënuesin më të mirë në histori për një tjetër arritje të jashtëzakonshme.
View this post on Instagram
Anësori i Rusisë, Aleksandr Golovin, ka vrapuar më së shumti deri më të ani në këtë kampionat. Në tri ndeshjet e zhvilluara, ai vrapoi 36 kilometra në total, me një mesatare prej 12 kilometrash për ndeshje.
Polaku Kacper Kozlowski është bërë futbollisti më i ri në një Kampionat Evropian. Me 17 vjet e 246 ditë, ai u inkuadrua në takimin kundër Spanjës. Është interesante se gjashtë ditë më herët rekord të tillë vendosi anglezi, Jude Bellingham, në takimin ndaj Kroacisë në të cilin kishte 17 vjet e 349 ditë, por u thye nga talenti polak i mesfushës.
Kur është fjala për golat, Holanda ka qenë më efikase në fazën grupore, ashtu që kundërshtarët e tyre është dashur që tetë herë të nxjerrin topin nga porta. Georginio Wijnaldum ka shënuar tri herë, Memphis Depay dhe Denzel Dumfries nga dy, kurse Wout Weghorst ka realizuar një gol.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/depay-4.jpg)
Italia dhe Anglia janë kombëtaret e vetme që nuk kanë pranuar gol në ‘Euro 2020’. Azzurrët shënuan shtatë herë ndaj Zvicrës, Turqisë dhe Uellsit; kurse Tre Luanët dy herë në ndeshjet ndaj Kroacisë, Republikës Çeke dhe Skocisë.
Ugurcan Cakir ka bërë më së shumti intervenime ndër portierë. Portieri turk ka mbrojtur plot 18 goditje, ndërsa tetë herë ka qenë i pafuqishëm.
Hungaria ishte në grupin e vdekjes dhe mbeti pa 1/8 e finales në minutat e fundit. Mirëpo, hungarezët kanë bërë lojëra shumë të mira dhe kanë regjistruar më së shumti ndërhyrje të suksesshme – 62 sosh, nga të cilat kanë dominuar Attila Fiola dhe Endre Botka me nga 11. Në këtë parametër statistikor, ekipi i radhës më i suksesshëm ka qenë Gjermania me 50 ndërhyrje të suksesshme.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/spanja1.jpg)
Spanja regjistroi fitoren me rezultat më të thellë kur në xhiron e fundit e mposhti Sllovakinë me rezultat 5-0. Kjo ka qenë fitorja më e lartë që nga viti 2004, kur Suedia me të njëjtin rezultat e mposhti Bullgarinë në fazën grupore.
Emil Forsberg e shënoi golin e dytë më të shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane. Suedezi realizoi ndaj Polonisë pas 1 minute e 22 sekondash duke e zhvendosur nga vendi i dytë danezin Yussuf Poulsen, i cili po në këtë kampionat shënoi ndaj Belgjikës pas 1 minute e 39 sekonda. Rekordin e mban rusi Dmitri Kirichenko, i cili në vitin 2004 ndaj Greqisë shënoi pas 1 minute e 5 sekondash.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/forsberg-1.jpg)
Para nesh kanë mbetur edhe 15 ndeshje për t’u zhvilluar dhe presim të shohim nëse do të vendosen rekorde të reja në këtë Kampionat Evropian që po bëhet gjithnjë e më interesant. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-143754-780x439.jpg)
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos
![Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-231907-780x439.png)
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë
![Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doncic-2-780x439.jpg)
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike
![“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/NAINGOLAN-2--780x439.jpg)
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine
![“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jose-mourinho-1212-780x439.jpg)
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt
![Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-080923-780x439.jpg)
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht