Anglia është tani favoriti i dytë për të fituar Kupën e Botës – vetëm pas Brazilit.

Sipas një super kompjuteri të SunSport, lista është përditësuar pas humbjes shokuese të Argjentinës ndaj Arabisë Saudite.


Tre Luanët hynë në turne si 8/1, favoritët e katërt pas Brazilit, Francës dhe Argjentinës.

anglia

Fitorja 6-2 ndaj Iranit pa shanset e tyre të rriten në 7/1 për ta fituar trofeun, por ende pas tre kombeve të tjera.

Por, Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij, duke u përballur me përfaqësuesen 53 në botë, pësuan një tronditje të madhe, duke humbur 2-1.

Brazili ende kryeson rrugën si favorit 3/1 me ndeshjen e tyre hapëse që ende nuk është luajtur.

brazil nt

Më poshtë keni shanset e përfaqësueseve për ta fituar Kampionatin Botëror:

Brazili 3/1 Anglia 13/2 Franca 7/1 Spanja 17/2 Argjentina 17/2 Holanda 10/1 Gjermani 10/1 Portugalia 13/1 Belgjika 20/1 Danimarka 25/1 Uruguai 40/1 Kroacia 50/1 /Telegrafi/

telegrafi sport app