LAJMI I FUNDIT:

Fauci: Rritja e numrit të infektuarve me coronavirus në SHBA, është shkaktuar nga injorimi i masave mbrojtëse

Fauci: Rritja e numrit të infektuarve me coronavirus në SHBA, është shkaktuar nga injorimi i masave mbrojtëse

Rritja e papritur e numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, është shkaktuar kryesisht nga injorimi i rekomandimeve për të ruajtur distancën fizike dhe mbajtjen e maskave, ka deklaruar eksperti kryesor amerikan për sëmundje infektive, Anthony Fauci.

Epidemiologu kryesor amerikan tha se shtimi i përditshëm i rasteve të infeksionit është më i theksuar në shtetet federale jugore dhe perëndimore, që nuk kanë ndjekur rekomandimet e autoriteteve shëndetësore që para hapjes së ekonomisë, të pritet që të ketë rënie të numrit të infektuarve, transmeton Telegrafi.

“Është një recetë për katastrofë”, ka deklaruar Fauci për CNN, i cili njëherit është drejtor i Institutit Kombëtar për alergji dhe sëmundje ngjitëse.


Siç raporton Reuters, ai shtoi se pasojat e përhapjes së virusit në komunitet tani janë të dukshme, gjë që është shumë e vështirë të frenohen në vendet siç janë burgjet, shtëpitë e pleqve ose fabrikat për përpunimin e mishit.

Në SHBA janë regjistruar mbi 2.5 milionë persona që kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, kurse mbi 125 mijë tjerë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori