LAJMI I FUNDIT:

Fauci paralajmëron se nëse trajtimi i COVID-19 nuk jep rezultate, gjërat nuk do të jenë mirë – thotë se virusi mund të “mos zhduket nga planeti ynë”

Fauci paralajmëron se nëse trajtimi i COVID-19 nuk jep rezultate, gjërat nuk do të jenë mirë – thotë se virusi mund të “mos zhduket nga planeti ynë”

Dr Anthony Fauci ka paralajmëruar të martën se gjërat nuk do të jenë mirë, nëse trajtimi i coronavirusit nuk fillon së shpejti të jep shenja pozitive, duke theksuar se virusi vdekjeprurës zor që do të “zhduket nga planeti ynë” edhe kur izolimi të përfundojë.

Gjatë një interviste dhënë në “The Economic Club of Washington D.C”, Fauci ka thënë se është i “pashmangshëm” rikthimi i virusit i cili sipas tij mund të mos zhduket kurrë, transmeton Telegrafi.

Këto deklarata Fauci i bëri në kohën kur ka filluar të rritet frika se një valë e dytë e coronavirusit mund të ndodh gjatë sezonit të dimrit, kur gripat sezonalë janë më prezent dhe kjo ia vështirëson punën edhe më shumë sistemit shëndetësor në SHBA.


“Në mendjen time është ngulitur ideja se është i pashmangshëm rikthimi i virusit, ose ekzistojnë mundësitë që kurrë të mos zhduket”, ka deklaruar Fauci raporton CNBC, duke shtuar se “virusi nuk do të zhduket nga planeti ynë”.

Ai është treguar optimist sa i përket programeve hulumtuese që do të sillnin zbulimin dhe prodhimin e një vaksinë, duke mos dhënë data se sa shpejtë mund të arrihet një gjë e tillë.

Barnat që janë përdorur deri më tani në trajtimin e COVID-19, janë barna që zakonisht janë përdorur për trajtimin e malarisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori