Nga: Halil Matoshi
I.
Kjo âsht nga ato perlat e marueme p’ej fjale e meními, që na bâjnë me e dashtë ende poezinë, këtë art të magjishëm, befasues…
Derisa mosha si fenomen (rrjedha e kohës) bâhet njisi matse për harresën dhe e dokshme dhe fakt artistik borhesian, ne vazhdojmë simas t’menuemit tradicional, me u tutë pleqniet, se nuk e dijshim ma përpara se mosha e bardhë âsht e bukur!?
Mosha e pleqnisë për Jorge Luis Borgesin âsht koha që e bân atë ndamjen fatlume të njerëzores nga kafsha brenda nesh dhe kjo vjen si shkëputje lucide nga demoniakja dhe shumësia e zgurmshme e gjânavet dhe hymje në epokën kur shfaqet mendja e bukur, inteligjenca.
Dija e filtrueme që buron nga përvoja dhe shpirtnorja.
II.
Marguerite Yoursenar, duke përimtu për mjeshtrinë erudite të shkrimit borhesian masi e quen si fatthânës, bân fjalë për verbninë si fatum në legjendat e të gjithë popujve përmes ni imazhi të quejtun arketipal: poet i verbët, që nga Homeri e këtej.
Ajo që e shquen arketipin e poetit të verbët âsht mugëtina.
“Të jesh i verbët, nuk do me thânë aspak me e përjetue ngjyrën e përhimtë tragjike. Besohet se të verbuemt shohin të murrmen, por s’âsht kështu, unë fle dhe zgjohem mes ni mjegullnaje të verdhemtë që mbulon çdo gjâ që më rrethon… Ah! Sikur të mujsha me e pâ vetëm ni natë të bukur të errët!”
Yoursenar tue folë për poezinë e Borgesit thotë se fati ynë âsht në ne; kaq shumë âsht ai në ne, sa ai na bân, e ai na zhbân.
III.
Në poezinë “Lëvdatë për hijen”, Jorge Luis Borges difton për anët e errëta e të paqarta të raporteve të njeriut në botë, për me e zhveshun atë nga fuqitë demoniake që shterojnë dhe nxjerrin thelbin e zhveshun të humanitas – anës shpirtnore. Ky thelb âsht ekspozu ndaj shndritjes dhe vagullisë (kur njeriu nisë me u verbue!?) dhe ende dallon dritëhijen.
Ndaluni, e ndjeni vargjet çudibâmse, që njeriun e zhvendosin nga bredhjet në paânsi në topikën e rrudhun, n’dy mahallë…
“Buenos Aires-i,
që dikur shpërhapej nëpër rrethina
drejt fushnajës se pambarimtë,
sot është kthyer sërish në Rekoleta, në Retiro”*
Qyteti zvogëlohet, sepse i moshuem s’arrinë më larg se dy lagje!?
Dhe kjo madhësi vjen e zvogëlohet kur njeriu hyn në zonën e pjerrët të jetës!
(Borges ka nisë me u verbu me 55-vjetët e tij);
Kurse ftyrat e miqve dhe germat nisin e zhduken, për me metë trajtat e tyne jo vizive por shpirtnore, të kullueta!
Në këtë gjendje rritet aftësia për aromat nxitëse, ndërsa prekja dhe dëgjimi mprehën… kurse germat shlyhen!?
Tashmë rrugët bashkohen, polet zhdukën dhe poetin e sjellin në qendrën e tij të fshehtë!
Sepse bota i fshihet para syve!?
Poeti rrëfen për rëndomësinë e vdektarëve që e quejnë veten njeri.
IV.
Kjo poezi âsht ní shfaqje magjike dhe shpërfaq anën briliante (por edhe misterioze) të mendjes njerëzore, e cila tue përcjellë traditën shekullore të shkrimit bukur (dramatik, tundues, shkundullues…) përcjell ní ndjenjë nostalgjie për taktilitetin (aftësia për me ndjè me të prekun), si fuqi estetike e ní ecje të gjatë dhe ni pamje të gjânë.
Kjo âsht estetika borgesiane e ngjyrave në mugëtinë, ngjyrave të zânit dhe sensit të prekjës.
Kjo âsht magical show!
***
LËVDATË PËR HIJEN
Nga: Jorge Luis Borges
Përktheu (në shqipen standarde): Erion e Bajram Karabolli, në gjuhë standarde.
Pleqëria (ky është emri që i japin të tjerët)
mund të jetë koha jonë fatlume.
Kafsha ka vdekur ose pothuaj ka vdekur.
Vetëm njeriu dhe shpirti i tij ngelet.
Jetoj mes trajtash të shndritshme dhe të vagullta
që ende s’janë errësira.
Buenos Aires-i,
që dikur shpërhapej nëpër rrethina
drejt fushnajës se pambarimtë,
sot është kthyer sërish në Rekoleta, në Retiro*,
në rrugët e mjegullta të Onses
dhe në të thjeshtat shtëpi të vjetra
që ende i quajmë Jug.
Në jetën time gjithmonë kanë qenë të shumta gjërat;
Demokriti i Abderës nxori sytë për të menduar;
koha ka qenë Demokriti im.
Ky mugë është i ngadaltë dhe pa dhimbje;
rrëshqet në një pjerrësi të butë
dhe i ngjan përjetësisë.
Miqtë e mi nuk kanë fytyra,
gratë janë ato që qenë para shumë viteve,
të tjera mund të jenë tani kryqëzimet,
nuk ka më shkronja në faqet e librave.
E gjithë kjo duhej të më frikësonte,
Por është një embëlsi, një rikthim.
Prej gjeneratave të teksteve që ekzistojnë mbi tokë
do të kem lexuar vetëm disa,
Ata që në kujtesën time vazhdoj t’i lexoj ende,
t’i lexoj dhe t’i shndërroj.
Prej Jugut, Lindjes, Perëndimit, Veriut,
bashkohem rrugët që më kanë sjellë
në qendrën time të fshehtë.
Këto rrugë qenë jehonat dhe hapat,
gratë, burrat, agonitë, rimëkëmbjet,
ditët dhe netët,
gjysmëndrrat dhe ëndrrat,
çdo çast i shkurtër i të djeshmes
dhe i gjithë të dheshmeve të botës,
shpata e patundur e danezit dhe hëna e persit,
aktet e të vdekurve,
dashuria e falur, fjalët,
Emersoni dhe dëbora dhe plot gjëra.
Tani mundt’i harroj. Po i afrohem qendrës,
Algjebrës dhe thelbit tim,
pasqyrës sime.
Së shpejti do ta di kush jam.
__________
* Rokoleta (Rocoleta dhe Retiro) – Lagje të Buenos Aires-i
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalimi i Skënderbeut!?
Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare
Po ndodh eksodi nga “X”-i drejt “Bluesky”-t: Ka përfunduar epoka e platformave masive të mediave sociale!
Zbulohet dorëshkrimi i rrallë mbi astronominë i Gjon Gazulit
David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd
Një vepër e vlefshme për procesin e krijimit të shtetit shqiptar dhe për rolin e shqiptarëve në rënien e Perandorisë Osmane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit