LAJMI I FUNDIT:

Faton Peci: Në bazë të dhënave nga terreni del se kam fituar mandatin e deputetit

Faton Peci: Në bazë të dhënave nga terreni del se kam fituar mandatin e deputetit

Kandidati e iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci thotë se në bazë të dhënave që posedon ai ka fituar mandatin e deputetit.

“Informata zyrtare nuk kam, por të dhënat nga terreni flasin se unë do të jem deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës”, deklaroi Peci në “Debat Plus”.

Bashkëpunëtori i Vjosa Osmanit thotë se rezultatet e 14 shkurtit për Lëvizjen Vetëvendosje lidhen me dobësitë e LDK-së.


“Rritja e Vetëvendosjes lidhet ekskluzivisht me defektet që kanë shoqëruar Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Peci thotë se rrjedhja e votës për LDK-në ka filluar qysh nga viti 2014.

“Unë edhe Vjosa Osmani që në atë kohë kemi tërhequr vërejtjen për një mori vendimesh të gabuara…Prishja e koalicionit me LVV-në dhe përjashtimi i Vjosa Osmanit nga partia ishte ndër vendimet më të gabuara të LDK-së që i kushtuan kësaj të fundit në zgjedhje”.

Edhe kryetari i dorëhequr i LDK-së Isa Mustafa thotë se votuesi i LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit ka rrjedhur në Vetëvendosje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori