I dyshuari për spiunazh, Fatmir Sheholli del para gjykatës

Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh, është sjellë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Është duke u mbajtë seanca dëgjimore”, ka thënë Gashi.
Ndërkaq, sot Prokuroria Speciale e Kosovës paraqiti kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj Fatmir Shehollit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Spiunazh”.
Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta.
Ndryshe, analisti politik Fatmir Sheholli është arrestuar ditën e enjte nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Arrestimi i Shehollit është bërë mbi dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari spiunazhi. /Telegrafi/




















































