LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Dehari: Agjencia e Rrugëve është neglizhente

Fatmir Dehari: Agjencia e Rrugëve është neglizhente

Në një deklaratë për Tv21, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka akuzuar Agjencinë e Rrugëve për neglizhencë në rastin e përmbytjeve të pakta që ndodhën mbrëmë në Kërçovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Deharit, nga të reshurat e shiut, uji arriti në gjysmë metër dhe bllokoi magjistralen Kërçovë – Ohër, kurse janë përmbytur disa shtëpi, bodrumet e të cilave janë mbushur me ujë dhe me pompa uji do të thithet uji nga ato shtëpi.

Dehari shtoi se qyteti pati fat në këtë fatkeqësi, meqë kanalizimi atmosferik kreu funksionin e tij dhe thithi ujin që solli shiu.


Pastrohen rrugët e Kërçovës pas reshjeve të mbrëmshme
Lexo po ashtu Pastrohen rrugët e Kërçovës pas reshjeve të mbrëmshme

“Mire është tani, ka dëme që mund të tejkalohen. Shtëpi te mbushura me uji. Këto të agjencionit të rrugëve janë neglizhent. Por është dëshmuar që kanalet atmosferike kanë dhënë rezultat. Magjistralja është çështje tjetër dhe duhet ta shohim me seriozitet bashkë me agjencionin e rrugëve, këto kanale janë të ndërtuara shumë më herët. Por qyteti ia doli mirë”, tha Dehari.

Qendra për menaxhim me kriza informon se ka bodrume të vërshuara në rrugën Trajan Dejanovski dhe në lagjen Aramisko Gnezdo por se ende nuk dihet ende saktë numri i shtëpive të dëmtuara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori