Nëse jeni një person që besoni se fati është çështje mundësish dhe nuk ka të bëjë fare me vullnetin apo zgjedhjet tuaja, është koha të ndryshoni mendje
Nuk po shkruajmë për paragjykime, por për mënyrën se si ne mund të ndikojmë në fat. Psikologu britanik, Richard Wiseman na mëson se si ne mund të bëhemi njerëz me shumë fat.
Për shumicën e njerëzve, fati është i papritur dhe i papërcaktuar. Kjo është diçka që ju e besoni. Mirëpo, hulumtimet e fundit nga Richard Wiseman kanë treguar se sjellje, mënyra të veçanta të jetës dhe mentaliteti i gjithsecilit mund t’ju bëjë të keni ose jo fat.
Wiseman ka studiuar fenomenin e fatit dhe çuditërisht, ai provoi se njerëzit nuk kanë lindur me fat apo pa fat. Sipas hulumtimit të tij “Faktori Fat”, fati i mirë nuk është një lloj magjie – ky është më së shumti qëndrimi juaj.
Njerëzit me fat priren të jenë më të hapur, të qeshur dhe energjikë. Ka edhe një kategori njerëzish të cilët kanë ankthe, janë të tensionuar dhe të pakënaqur. Gjendja juaj shpirtërore ndikon në fat.
Më poshtë do të keni mundësinë të mësoni disa mënyra se si mund të bëheni edhe ju një njeri me fat:
Maksimizoni mundësitë
Ne të gjithë njohim njerëz që ankohen vazhdimisht për punën e tyre. Kjo është arsyeja pse ata nuk janë të suksesshëm në punë: nuk mund të takojnë një partner të përsosur, ose nuk i përmbushin ëndrrat e tyre. Por problemi kryesor është mosmirënjohja e tyre dhe frika për të marrë rreziqe.
Duke qenë shumë të fokusuar në atë që keni (ose nuk e keni) në jetën tuaj, largoni vëmendjen tuaj nga gjetja, përpjekja dhe krijimi i gjërave të reja.
Çfarë duhet të bëni?
Mbani sytë dhe mendjen hapur. Mos prisni që gjërat të ndodhin vetë. Bëhuni mjeshtër i jetës suaj dhe mos u frikësoni nga e panjohura.
Dëgjoni sinjalet
Nëse e dëgjoni nëndërgjegjjen tuaj, kjo gjë do t’ju bëjë më të lumtur. Njerëzit me fat gjithmonë dëgjojnë sinjale nga mendja e tyre.
Çfarë duhet të bëni?
Qartësoni mendjen tuaj për të gjitha dyshimet dhe ankthet e zakonshme dhe përpiquni të bëheni miq të mirë me zërin tuaj të brendshëm, për shembull, duke medituar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania