Kjo është një drekë plotë vlera ushqyese dhe e shijshme, e përshtatshme për stinën Nevojiten:▪ 500 gr fasule ▪ 1 lugë sodë buke ▪ 100 gr qepë të grira ▪ 10 gr. karotë të grirë në rende ▪ 1 lugë e vogël mëlmesë perimesh ▪ 12 kumbulla të thara ▪ 2 lugë vaj ▪ 1 lugë e vogël piper të kuq ▪ kripë ▪ 1 lugë e vogël majdanoz të grirëPërgatitja:

Fasules i qitni ujë, i shtoni sodën e bukës dhe e lini të zihet.


Kur të vlojë lëreni që të zihet afro 20 minuta. E kulloni dhe e shpërlani fasulen dhe e zhvendosni në tenxhere.

I qitni një litër ujë të ftohtë, i shtoni qepën, karotën dhe vegetën dhe e zieni në temperaturë mesatare derisa fasulja të zbutet (herë pas here shtoni nga pak ujë nëse e shihni të nevojshme).

Ndërkohë hidhni kumbullat e thara në ujë.

Kur fasulja të zbutet, kulloni kumbullat dhe i qitni në vaj të nxehur.

Fërgoni pak dhe shtoni piperin e kuq, përzieni dhe qitjani fasulen.

Zieni së bashku edhe afro 10 minuta, qitni krip sipas shijes dhe qitni fletët e majdanozit.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.