LAJMI I FUNDIT:

Fantazma e të kaluarës së Brexit-it

Fantazma e të kaluarës së Brexit-it
-->

Harold James

Bashkimi Evropian ka fituar miratimin e vendeve anëtare për një marrëveshje që përcakton kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga blloku. Por, është ende e paqartë nëse një shumicë e parlamentarëve britanikë do ta miratojë marrëveshjen, duke pasur parasysh se kjo duket se e lë pushtetin e vendimmarrjes për çështjet britanike në duart evropiane.

Mund të supozohet se marrëveshja do të refuzohet nga mbështetësit fanatik të Brexit-it, të cilët e shohin atë si edhe më pak të kënaqshëm sesa status quo-ja. Dhe ka natyrisht edhe shumë të tjerë që e kundërshtojnë Brexit-in në çdo formë. Megjithatë, për të gjitha gabimet e tij, Brexit-i që kryeministrja Theresa May ka negociuar me BE-në ka gjasa të ndodhë.

Një kthim i procesit të daljes tani është shumë i vështirë. Brexit-i përbën një revolucion dhe kjo do të thotë se është i detyruar të ndjekë një model historik të njohur. Ashtu si shumë francezë mësuan pas vitit 1789 dhe shumë rusë pas vitit 1917, revolucionet nuk mund të shpërfillen dhe as të ndalen.

Për të qenë të sigurt, revolucioni i Brexit-it po zhvillohet në një vend me traditë të vogël revolucionare. Ekspertët ligjorë britanikë krenohen me faktin se rendi kushtetues i vendit të tyre evoluoi gradualisht me kalimin e kohës dhe jo nëpërmjet llojit të shkeljeve dramatike politike që kanë formësuar aq shumë histori kontinentale evropiane. Por, referendumi i qershorit 2016 i dha fund këtij brezi jashtëzakonshmërie britanike. Votimi për të dalë nga BE-ja sinjalizoi, si për irnoni, se Britania më në fund kishte kapur pjesën tjetër të Evropës. Në një kohë kur shumica e evropianëve duan siguri dhe stabilitet, një shumicë e vogël e britanikëve vendosën të bëjnë diçka të egër dhe të paparashikueshme.

Disa historianë i shohin paraardhës të Brexit-it në largimin e vitit 1931 të Mbretërisë së Bashkuar nga standardi i arit ose në tërheqjen e saj të shtatorit 1992 nga Mekanizmi i Kursit të Këmbimit Evropian. Por, Brexit-i nuk ka të bëjë vetëm me dhënien fund të një regjimi monetar – një operacion relativisht i lehtë që mund të prodhojë rezultate të dobishme politike – ose duke iu larguar ndonjë tipari irritues të jetës politike evropiane moderne. Brexit përfaqëson një rregullim sistematik të gjithçkaje në të njëjtën kohë.

Pas dekadash të tëra anëtarësim në regjimin rregullator evropian, arritja e një shkëputjeje të pastër do të kërkojë një rishikim të lodhshëm dhe të komplikuar të një sërë rregullash. Edhe gabimi më i vogël mund të çojë në pasoja shkatërruese të paqëllimshme. Për shembull, mundësitë e anashkaluara mund të hapnin derën për praktika të rrezikshme ose grabitqare; dhe, më gjerësisht, gjuha e dykuptimtë mund ta bënte të gjithë kuadrin pa kuptim ose vetë-kontradiktor.

E thënë ndryshe, e gjithë kjo është analoge me hartimin e një programi të ri përpunimi fjalësh që nga fillimi. Çdo person racional do të kuptonte së shpejti se është më mirë t’i qëndrosh status quo-s. Por logjika e revolucionit i bën të pamundura kthime të tilla.

Shumica e argumenteve në favor të Brexit-it supozojnë një konceptim tradicional të sovranitetit dhe janë të bazuara në historinë angleze – sesa britanike – Mbështetësit e Brexit-it kujtojnë me dashuri kundërshtimin e Mbretit Xhon të Papa Inoçentit III në shekullin XIII. Dhe, ata janë edhe më të goditur nga epoka Tudore, kur Henri VIII e mori Kishën e Anglisë nga zgjedha e autoritetit papnor. Deri më sot, Tudorët gëzojnë një praninë të madhe në tekstet, mediat, filmat britanikë dhe imagjinatën popullore.

Momenti përcaktues i Reformacionit Henrician ndodhi në prill 1533, kur Parlamenti i Anglisë miratoi Ligjin kundër Autoritetit të Papës së Romës, duke i dhënë Henrit të drejtën për të thënë fjalën e fundit për të gjitha çështjet ligjore dhe fetare. Thelbi i ligjit ishte që Anglia të lirohej nga autoriteti i një papati që i përgjigjej Karlit I të Spanjës – domethënë Karlit të V-të të Perandorisë së Shenjtë Romake. Për sa kohë që Karli do të merrte nismat dhe vendoste në Romë, Henri nuk do të ishte në gjendje të divorcohej nga tetoja e Karlit, Katerina e Aragonit.

Në Ligjin kundër Autoritetit të Papës së Romës është përkufizimi i parë i qartë legjislativ i sovranitetit. “Kjo mbretëri e Anglisë,” citon ligji, “është një perandori dhe kështu është pranuar në botë, e qeverisur nga një lider superm dhe mbret…” Por, si në çdo rast, masat që e nisën revolucionin nuk ishin të plota. Ligjet që miratoi Parlamenti në vitet 1530 nuk e zëvendësuan katolicizmin me protestantizëm. Por, hapën rrugë që reformuesit fetarë ta çonin revolucionin në fazën e tij të radhës.

Megjithatë, midis protestantëve kishte shumë mosmarrëveshje kur erdhi puna te forma e reformës. A do të ndiqte revolucioni mësimet e Lutherit, Zwinglit apo Calvinit, apo ai do të përqafonte një vizion ajoma më radikal? Në këtë rast, fraksione të ndryshme kërkuan qasje të ndryshme dhe ndryshimet e shpeshta dhe të papritura ishin të zakonshme. Personi që hartoi aktin origjinal kundër autoritetit të Papës së Romës, Thomas Cromwell, u ekzekutua në vitin 1540 me urdhër të mbretit; arkitekti i Reformimit Anglez, Kryepeshkopi Thomas Cranmer, u dogj në turrën e druve në vitin 1556.

Gjatë sundimit të viteve 1547-1553 të djalit të Henrit, Eduardit VI, vrulli revolucionar e çoi Anglinë përfundimisht në një drejtim protestant. Por, siç vëren edhe historiani Eamon Duffy, me “zhveshjen sistematike të altarëve” gjatë kësaj periudhe, shumë subjekte angleze përjetuan zhvendosje dhe tjetërsim. Një nostalgji e madhe për rendin e vjetër pushtoi popullin dhe pas vdekjes së Eduardit, motra e tij, Maria I, u nis ta kthente mbrapsht procesin.

Megjithatë, kundër revolucioni kërkon një qasje po aq radikale sa edhe revolucioni. Ndërsa shtetit anglez u mbështet në masa gjithnjë e më brutale dhe barbare, shumë subjekte angleze arritën në përfundimin se kundër-reformimi ishte vetë me shumë të meta. Pas vdekjes së Marias, Elizabeta I përfundimisht do të krijonte një kompromis. Por, me shumë çështje teologjike të mbetura të pazgjidhura, Reformimi vazhdoi të binte nëpër revolucioneve të dhunshme dhe ndryshimeve për dekada me radhë. U desh të paktën një brez para se konflikti të venitej.

Nga ana e tij, Henri VIII kishte dashur gjithmonë të varrosej në një varr të madh ku meshat katolike do të thuheshin në përjetësi. Asnjë dëshirë nuk u nderua. Më e mira që mund të bënte Britania ishte thjesht të harronte dhe të ecte përpara.

Ndërsa May merret me fazat e fundit të Brexit-it, ajo duhet t’i kushtojë vëmendje mësimeve nga epoka e Tudorëve. Shumë shpesh, ata që nisin revolucionin përpihen nga ai. /Project Syndicate/BIRN/

Në trend

Më shumë
Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë

Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë

Magazina
'I trajtuar si qen': Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë

'I trajtuar si qen': Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë

Botë
E shpallën edhe të vdekur, publikohen disa fotografi të Kate Middleton që tregojnë gjendjen e saj

E shpallën edhe të vdekur, publikohen disa fotografi të Kate Middleton që tregojnë gjendjen e saj

Magazina
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Politikë
Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Elfije Boletini
Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet me një nga veshjet e saj më të guximshme, teksa del në Los Angeles

Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet me një nga veshjet e saj më të guximshme, teksa del në Los Angeles

Magazina
Kalo në kategori