Organizata turke “FUT”, ku lider është Aulon Fazlija, i njohur si “krabeni” e ka fituar një trofe të nivelit më të lartë – pra PGL Bucharest 2026, që u zhvillua në Rumani.

FUT ishte dominuese gjatë tërë turneut, duke mos pësuar as edhe një humbje, ndërsa në finale me rezultat 1-3 në mape e mposhtën organizatën e famshme daneze, Astralis.


Fillimist, FUT dominoi në “de_ancient” me rezultat 13-5, ashtu siç e mbyllën edhe mapën e dytë “de_mirage”.

Astralis arriti të kthehet në lojë përmes “de_nuke”, ku fituan në vazhdime me rezultat 16-14.

Sidoqoftë, pavarësisht presionit – FUT arriti të regjistrojë fitore edhe më bindëse në rezultat 3-13 në “de_dust2”, për ta ngritur trofeun e parë.

Në këtë turne që kishte një pricepool prej 1.25 milionë dollarë, FUT arkëtuan 200 mijë dollarë si vend i parë, plus edhe 200 mijë tjera nga shpërndarja si ekip.

Organizata turke do të pushojë tani për disa javë, para se të përballet me ekipin më të fortë në botë për CS2, Vitality, në kuadër ët “Blast Rivals”./Telegrafi/

telegrafi sport app