LAJMI I FUNDIT:

Familja shqiptare merr lajmin e kobshëm: Vajza e zhdukur para 3 javësh gjendet e varur në një pishë

Familja shqiptare merr lajmin e kobshëm: Vajza e zhdukur para 3 javësh gjendet e varur në një pishë

Një 17-vjeçare është gjetur e varur, 3 javë pasi i ati denoncoi në polici largimin e saj nga banesa, shkruajnë mediat shqiptare.

Tragjedia familjare ka ndodhur në fshatin Gdheshtë të Kukësit dhe ende nuk dihen arsyet që e çuan të renë drejt aktit ekstrem.

Përmes një njoftimi për mediat, policia lokale bëri të ditur se “në vijim të kërkimeve për gjetjen e shtetases A.H., të shpallur në kërkim, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Pistë, në kodër, është gjetur e varur me litar në një pishë. A.H., 17 vjeçe banonte në fshatin Gdheshtë por u gjet e varur në Pistë.


Siç shkruajnë mediat shqiptare, adoleshentja ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 02.09.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai, shtetasi B.H, ku ka denoncuar largimin nga banesa.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, si dhe dyshohet të jetë vetëvarur. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, tha policia e Kukësit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori