LAJMI I FUNDIT:

Familja Mazrekaj ia fal gjakun familjes Sadikaj (Video)

Familja Mazrekaj ia fal gjakun familjes Sadikaj (Video)

Ambientet e Komunës së Deçanit sërish janë shfrytëzuar për një pajtim mes familjeve të kësaj ane. Burri në moshë, Qazim Mazrekaj, nga Dranoci, ia ka shtrirë dorën e pajtimit dhe i ka falur gjakun e dy fëmijëve të tij familjes Sadikaj nga Ratishi.

Tafil Mazrekaj dhe Lumnije Mazrekaj-Gashi kishin humbur jetën në aksidentin, të cilin e kishte shkaktuar një djalë i familjes Sadikaj më 14 janar 2013.

Njëri ndër iniciuesit e këtij pajtimit, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Deçan, Mic Muçaj, këtë gjest të familjes Mazrekaj e ka quajtur akt heroik.


“Qazim Halit Mazrekaj i liron dy familje, të veten dhe të dhëndrit të tij, nga ethet e hakmarrjes. E liron Sadri Shabanin nga Ratishi nga ethet e gjakut”, tha Muqaj.

Ceremonia e pajtimit mes dy kryefamiljarëve u bë në prani të kryetarit të Komunës, Rasim Selmanajt.

I kapluar nga emocionet pasi fali gjakun e dy fëmijëve të tij, Qazim Mazrekaj tha për KALLXO.com se nuk ishte e lehtë për të si prind të merrte ketë vendim, por pajtimi ishte zgjidhja ma e mirë.

“Si babë e paçin faqen e bardhë. Ne duhet m’u mbajtë, ndryshe nuk bon. Se Zoti e ka shkru, çka vjen prej Zotit mirë se ardhtë”, tha ai.

Kurse, Sadri Sadikaj, tha se ndjen dhimbje të madhe për atë se çfarë ka ndodhur katër vite më parë.

Ai tha se edhe familja e tij do ta shtrinte dorën e pajtimit nëse do t’i ndodhte rast i njëjtë.

“E kemi dhimbjen krahas me ta, 50 e kanë ata, 50 e kemi na. Kurrë nuk e harrojmë këtë dhimbje të tyre edhe të familjes se tyre. Edhe me pasë ndodhë e kundërta pa u bo burrë me ju shtri dorën s’e kisha lanë”, tha Sadikaj.

Edhe në nëntor të vitit të kaluar familja Malaj nga Strellci ia shtriu dorën e pajtimit familjes Lufaj dhe ia fali gjakun e djalit.

Ceremonia po ashtu ishte zhvilluar në ambientet e Komunës së Deçanit. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Lajme
Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë

Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë

Lajme
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori