Një familje në Napoli, Florida, shtëpia e së cilës u godit nga mbeturinat që ranë në Tokë nga hapësira dhe hapën një vrimë në çati, po kërkon 80 mijë dollarë nga NASA si kompensim për dëmet.
Kompania ligjore Cranfill Sumner tha në një deklaratë se ka ngritur kërkesë në emër të paditësit Alejandro Otero dhe familjes së tij për kompensim.
Bëhet e ditur se një cilindër metalik që ishte lëshuar nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës në vitin 2021, goditi shtëpinë e familjes Otero më 8 mars të vitit 2024.
Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, megjithëse ai shkaktoi vrimë në çati dhe dysheme.
Otero tha se objekti për pak sa nuk goditi djalin e tij i cili ndodhej dy dhoma më lart, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Më vonë, agjencia amerikane e hapësirës konfirmoi se objekti ishte nga pajisjet e saj mbështetëse të fluturimit.
Siç raportohet, NASA e bëri këtë përcaktim pasi mbeturinat u mblodhën nga shtëpia dhe u analizuan në Qendrën Hapësinore Kennedy.
Pretendimi i Oteros kundër NASA-s përmend dëmet për pronën e pasiguruar, ndërprerjen e biznesit, ankthin emocional e mendor, dhe koston e ndihmës nga agjencitë e palëve të treta.
“Klientët e mi po kërkojnë kompensim adekuat për të llogaritur stresin dhe ndikimin që kjo ngjarje pati në jetën e tyre”, tha në një deklaratë avokati i familjes Otero, Mica Nguyen Worthy.
“Ata janë mirënjohës që askush nuk ka pësuar lëndime fizike nga ky incident, por një situatë si kjo mund të ketë qenë katastrofike. Nëse mbeturinat do të kishin goditur disa metra në një drejtim tjetër, mund të kishte pasur lëndime serioze ose fatalitet”, shtoi ai.
NASA do të ketë gjashtë muaj kohë për t’iu përgjigjur pretendimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame