Falënderimit ndaj mjekëve në Kosovë, jehonë i bën edhe revista amerikane

Infermierët nga Kosova janë në mesin e shumë infermierëve nga e gjithë bota.
Media amerikane The Time përmes një 19 videoje ka falenderuar të gjithë mjekët, kujdestarët dhe shumë persona tjerë që po 'luftojnë' kundër COVID-19 në të gjithë botën, transmeton Telegrafi.
Tashmë shumë media kanë shkruar për vështirësinë që e kanë mjekët edhe infermierët që llogariten në vijën e parë të fronit kundër coronavirusit, dhe kësaj radhe në mesin e shumë këtyre pamjeve është edhe Kosova.
Në video shihet një murale e një infermiere në Kosovë, vide e shpërndarë nga revista prestigjioze amerikane The Time.
'Punonjësit shëndetësor të frontit po rrezikojnë jetën e tyre për të ndihmuar në shpëtimin tonë.
“Mjekë, infermierë, shërbim shtëpie, nëpunës, ne jemi më afër familjes tuaj tani. Dhe ne do të kujdesemi për ta", shkruhet në videon e shpërndarë nga kjo revistë. /Telegrafi/




















































