Fajon: Votimi nga LIBE, hap i rëndësishëm për ta sjellë Kosovën më afër Evropës
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka thënë se ndjehet e lumtur që Komiteti LIBE ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në Twitter, Fajon e ka quajtur si hap të rëndësishëm për ta sjell Kosovën më afër Evropës.
"Jam e lumtur që komiteti për Liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) sapo ka miratuar vendimin për të hyrë në negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm për ta sjellë Kosovën më afër Evropës dhe për të thyer izolimin. Punë e mirë, urime!", ka shkruar Fajon. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























