Seksi jo gjithmonë duhet të përfundojë me orgazëm. Por është mirë kur përfundon me orgazëm, dhe shumë njerëz e konsiderojnë seks të mirë vetëm atëherë kur përfundon në mënyrë të tillë.
Megjithatë, në realitet, vendosja e orgazmave në piedestale aq të lartë është faktikisht pjesë e arsyes se përse disa femra e kanë të vështirë të përjetojnë orgazëm, transmeton Telegrafi.
“Shumica e femrave të shëndetshme dhe të reja – pa çrregullime mjekësore – të cilat vijnë të më vizitojnë për shkak se nuk po përjetojnë asnjëherë orgazëm, është për arsye të diçkaje mendore”, thotë Leah S. Millheiser, drejtore e programit të seksualitetit femëror në Universitetin Standford.
Shpeshherë këto femra janë të vetëdijshme se janë duke e ndaluar veten të përjetojnë orgazëm.
Në këtë rast, paaftësia për të përjetuar orgazëm është rezultat i ndonjë shqetësimi që e kanë ato ose për shkak të presionit nga shoqëria se seksi duhet të përjetojë me orgazëm, por shkak mund të jenë edhe problemet e ndryshme mjekësore.
Duke pasur parasysh se qarkullimi i gjakut dhe shtrëngimi i muskujve e caktojnë intensitetin e një orgazme femërore, një sëmundje vaskulare anësore – e cila e zvogëlon qarkullimin e gjakut në gjymtyrë – mund të shkaktojë orgazma të dobëta ose të jetë arsyeja se përse nuk po përjetoni fare orgazëm.
Skleroza, epilepsia dhe çrregullimet tjera të sistemit nervor gjithashtu mund të ketë ndikim në orgazmat femërore, sepse ato kërkojnë funksion të shëndetshëm neurologjik në regjionin gjenital.
Edhe ndryshimet e caktuara hormonale mund të kenë ndikim në vështirësimin e arritjes së orgazmës, siç është menopauza.
Përveç tyre, depresioni dhe problemet tjera të shëndetit mendor mund të pengojnë aftësinë e një gruaje për të përjetuar orgazëm sepse kanë ndikim në dëshirën e tyre seksuale.
Por, nëse asnjëra nga arsyet e lartcekura nuk është e ngjashme me gjendjen që e keni, atëherë paaftësia juaj për të përjetuar orgazëm mund të jetë shkaktuar nga diçka e thjeshtë si gjendja juaj mendore. P.sh., nëse jeni e stresuar ose nuk e dashuroni personin me të cilin bëni seks, atëherë vështirë se do të kënaqeni aq shumë sa për të përjetuar orgazëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Virgjëreshës do të pendohej nëse do të ndahej

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri