LAJMI I FUNDIT:

Facebook thotë se janë vjedhur të dhënat e 30 milionë përdoruesve – ju mund të kontrolloni nëse jeni njëri prej tyre (Foto)

Facebook thotë se janë vjedhur të dhënat e 30 milionë përdoruesve – ju mund të kontrolloni nëse jeni njëri prej tyre (Foto)

Në fund të shtatorit, Facebook njoftoi se ishte goditur nga shkeljet më të këqija të të dhënave të saj, me hakerët që kishin akses në dhjetëra miliona llogari të përdoruesve duke përfituar nga funksioni “View As”.

Dhe tani, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, duket se sulmi mund të ketë prekur “vetëm 30 milionë përdorues” nga 50 milionë sa ishte supozuar më parë.

Por, gjithsesi, edhe më tej, identiteti i hakerëve vazhdon të mbetet i paqartë.


Facebook thotë se FBI po heton një shkelje të madhe të sigurisë në shërbimin e saj, por kompania thotë se autoritetet kanë kërkuar që të mos flitet se kush mund të jetë pas sulmit.

Kjo sugjeron se Facebook mund të dijë ose dyshon se kush është pas shkeljes.

Në një deklarim për mediat, Facebook dha detaje të vogla për “qasjen e hakerëve” përtej atyre që u prekën, duke vënë në pah faktin se kjo çështje mbetet një hetim i hapur nga FBI dhe të tjerët.

Guy Rosen, nënkryetar i Facebook për menaxhimin e produkteve, kërkoi falje për këtë “lëshim”, duke thënë: “Privatësia dhe siguria e njerëzve janë të rëndësishme për ne dhe na vjen keq që kjo ndodhi”.

“Tani e dimë se më pak njerëz janë prekur nga sa menduam në fillim”, tha Rosen në një deklaratë.

“Nga 50 milionë njerëz, të cilët besonim se ishin prekur, mund të thuhet se janë vetëm 30 milionë”.

Së bashku me përditësimet, thuhet se 15 milionë përdorues nga 30 milionë kishin emrat e tyre dhe informacionin e kontaktit të qasur nga hakerat.

Përafërsisht 14 milionë e kishin atë informacion të vjedhur, përveç një numri të dhënash të tjera, duke përfshirë emrin e përdoruesit, datën e lindjes, gjininë dhe 15 nga kërkimet e tyre më të fundit.

Në këtë drejtim, gjiganti i medias sociale ka lansuar një faqe të dedikuar për të kontrolluar nëse ju keni qenë të goditur nga hakerët, gjë të cilën mund ta bëni ju – në këtë mënyrë:

Vizitoni linkun “Facebook Help center” pasi të futeni në llogarinë tuaj në Facebook.

Shkoni poshtë në seksionin: “Is my Facebook account impacted by this security issue?”

Përdoruesve do t’i jepet një përgjigje “Po” ose “Jo”. Për përdoruesit që nuk janë prekur, ata nuk kanë nevojë të ndërmarrin hapa të menjëhershëm.

Për përdoruesit që u prekën, Facebook do t’u japë përdoruesve një listë të të dhënave që besojnë se u është qasur nga hakerët.

Përdoruesit e prekur do të jenë në gjendje të dallojnë nëse ata ishin pjesë e 15 milionë shfrytëzuesve, emri dhe informacioni i kontaktit i tyre ishte i qasshëm, ose 14 milionë të tjerë tek të cilët ata kishin qasje më të gjerë në informacion.

Ata gjithashtu mund të jenë pjesë e 1 milion shfrytëzuesve, “tokeni” i të cilave është vjedhur, por nuk u qasën tek informacionet personale.

Përdoruesit duhet të marrin një ‘mesazh të përshtatur’ në ditët e ardhshme duke iu treguar atyre masa të mëtejshme parandaluese që mund të ndërmarrin për të mbrojtur llogarinë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Teknologji
Microsoft prezanton një model AI për zhvillimin e lojërave të quajtur Muse

Microsoft prezanton një model AI për zhvillimin e lojërave të quajtur Muse

Lojëra
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori