LAJMI I FUNDIT:

Facebook konfirmon se ndalon të gjitha përmbajtjet e lidhura me talebanët

Facebook konfirmon se ndalon të gjitha përmbajtjet e lidhura me talebanët

Facebook ka konfirmuar se i konsideron talebanët një organizatë terroriste dhe kështu ndalon grupin dhe të gjithë përmbajtjen që e mbështet atë nga platformat e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, firma thotë se ka një ekip të dedikuar ekspertësh afganë për të monitoruar dhe hequr përmbajtjen e lidhur me grupin.

Për vite me radhë, talebanët kanë përdorur mediat sociale për të përhapur mesazhet e tyre.


Por pushtimi i shpejtë i Afganistanit ngre sfida të reja për firmat teknologjike se si të merren me përmbajtjen e lidhur me grupin.

“Talebanët janë të sanksionuar si një organizatë terroriste sipas ligjit amerikan dhe ne i kemi ndaluar ata nga shërbimet tona sipas politikave tona të Organizatës së Rrezikshme. Kjo do të thotë që ne heqim llogaritë e mbajtura nga ose në emër të talebanëve dhe ndalojmë lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e tyre”, ka thënë një zëdhënës i Facebook për BBC.

“Ne gjithashtu kemi një ekip të përkushtuar të ekspertëve të Afganistanit, të cilët janë folës amtare të Dari dhe Pashtos dhe kanë njohuri për kontekstin lokal, duke na ndihmuar të identifikojmë dhe paralajmërojmë për çështjet e reja në platformë”.

Facebook theksoi se politika zbatohet për të gjitha platformat e saj, përfshirë rrjetin e saj kryesor të mediave sociale, Instagram dhe WhatsApp. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij

Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij "nuk është në shitje"

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Kalo në kategori