Plani i Facebook për të unifikuar aplikacionet e tij të mesazheve ka filluar të marrë formë.
Kompania do të fillojë përfshirjen e më shumë veçorive të Messenger në bisedën brenda aplikacionit të Instagram, përfshirë aftësinë për të dërguar mesazhe në të dy aplikacionet, shkruan Engadget.
Facebook filloi testimin e veçorive në fillim të kësaj vere, por tani thotë se synon ta sjellë atë për këdo që përdor Instagram Messenger në disa muajt e ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Me ndryshimin, përdoruesve të Instagram do t’ju kërkohet të azhurnojnë në mënyrë që të marrin “një mënyrë të re për të dërguar mesazhe në Instagram”.
Nëse e bëjnë këtë, ata do të jenë në gjendje të arrijnë përdoruesit e Facebook-ut që nuk kanë llogari në Instagram nga aplikacioni Instagram. Po kështu, përdoruesit e Messenger do të jenë në gjendje të bisedojnë me miqtë që përdorin vetëm Instagram.
Gjatë një konferencë me gazetarët, përfaqësuesit e Facebook theksuan në mënyrë të përsëritur se azhurnimi nuk është bashkimi i llogarisë suaj të Facebook dhe Instagram, ose kombinimi i tyre.
Nëse përdorni të dy aplikacionet, përsëri do të jeni në gjendje të dërgoni dhe merrni mesazhe veç e veç.
Facebook gjithashtu po ju lejon të kontrolloni nëse doni ose jo përdoruesit që nuk kanë Instagram të jenë në gjendje t’ju dërgojnë mesazhe në Instagram dhe nëse përdoruesit që nuk kanë Facebook mund të bisedojnë me ju në Messenger.
Ndryshimi vjen gjithashtu me disa azhurnime të tjera të mesazheve brenda aplikacioneve të Instagram-it, të cilat kanë mbetur shumë pas Messenger. Përdoruesit e Instagram do të jenë në gjendje të përcjellin mesazhe, të kenë reagime të ndryshme te ato. Përditësimi gjithashtu do të përmirësojë mjetet e Instagram për raportimin e ngacmimeve dhe sjelljeve të tjera të shkeljes së rregullave pasi Messenger ka mjete më të sofistikuara të raportimit.
Ndryshe nga Facebook, i cili kërkon që njerëzit të përdorin emrat e tyre të vërtetë, Instagram nuk ka një politikë të tillë. Dhe disa mund të mos dëshirojnë domosdoshmërisht që identiteti i tyre i vërtetë të lidhet me llogarinë e tyre në Instagram.
Lajmi i mirë është se e gjithë kjo është akoma opsionale – të paktën tani për tani. Megjithëse Facebook po e vë funksionin në dispozicion të përdoruesve të Instagram dhe Messenger, nuk po i detyron ata të kalojnë në “përvojën e re”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Huawei po përgatit një telefon të palosshëm

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe