LAJMI I FUNDIT:

Facebook heq postimin e Trumpit që pohonte se gripi është më vdekjeprurëse se COVID-19

Facebook heq postimin e Trumpit që pohonte se gripi është më vdekjeprurëse se COVID-19

Facebook të martën hoqi një postim nga presidenti Donald Trump në të cilin ai pretendoi në mënyrë të gabuar se COVID-19 është më pak vdekjeprurës se gripi sezonal.

Zëdhënësi i Facebook Andy Stone konfirmoi se kompania hoqi postimin për thyerjen e rregullave të saj mbi dezinformimin COVID-19, shkruan CNN.

Presidenti gjithashtu postoi të njëjtin mesazh në Twitter. Ai postim ende ekziston gjersa Twitter nuk pranoi të komentonte këtë shkrim të presidentit, transmeton Telegrafi.


Facebook konfirmoi për CNN se postimi u hoq për shkeljen e rregullave të tij kundër dezinformimit COVID-19.

Trump u diagnostikua me COVID-19 javën e kaluar dhe kaloi fundjavën në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed para se të lirohej dje.

Ai njoftoi largimin e tij duke minimizuar ashpërsinë e virusit. Në përgjithësi, një studim i kohëve të fundit sugjeron që Trump ka qenë një drejtues kryesor i asaj që ekspertët e keqinformimit e kanë quajtur COVID-19 “infodemike” – një koleksion pretendimesh false për efektet e virusit dhe efektivitetin e vaksinave, mbajtjen e maskave, distancimin shoqëror, dhe masa të tjera. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Teknologji

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Kalo në kategori