Në vitet e fundit, një numër lojtarësh të Real Madridit janë lidhur me një kalim te gjiganti i Ligës Premier, Arsenal.

Arda Güler ka qenë në vëzhgimin e tyre përpara se Xabi Alonso të merrte drejtimin e skuadrës në “Santiago Bernabeu”, dhe tashmë një tjetër talent i ri kërkohet në zyrat e “Emirates Stadium”.


Sipas CaughtOffside, Fabrizio Romano ka zbuluar se Arsenal ka shprehur interes për talentin e La Fabrica, Victor Valdepeñas.

18-vjeçari, i cili ka qenë titullar i rregullt për Castilla këtë sezon, ka qenë prej kohësh në vëzhgimin e klubit nga veriu i Londrës.

“Kush mund të jetë talenti i radhës që do të luajë për Arsenalin? Shikoni, kam një emër”.

“Është një lojtar që Arsenali e ka monitoruar prej disa muajsh dhe që vazhdon ta ndjekë”.

“Nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse është lojtar i Real Madridit, por emri është Victor Valdepenas, i njohur gjithashtu si Valde”.

“Ai konsiderohet një talent i rëndësishëm, një lojtar shumë i ri nga Real Madridi, qendërmbrojtës, talent spanjoll që Arsenali e ka ndjekur prej kohësh”, ka shkruar Romano.

Së bashku me adoleshentin tjetër Joan Martinez, Valdepenas është një nga talentet më premtues në mbrojtje që po dalin nga akademia La Fabrica e Real Madridit./Telegrafi/

telegrafi sport app