Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka tronditur ambientin e klubit me një deklaratë të fortë drejtuar sulmuesit të ri Alejandro Garnacho.

Sipas Fabrizio Romanos, gjatë një seance stërvitore në qendrën e trajnimit të klubit në Carrington, Amorim i ka dhënë një mesazh të qartë 20-vjeçarit në prani të të gjithë skuadrës.


“Ti më mirë të lutesh që të gjesh një klub që të nënshkruajë me ty”, citohet të ketë thënë Amorim, duke i bërë të qartë Garnachos se aventuara e tij te Manchester United ka përfunduar.

Ky mesazh vjen pas një periudhe tensionesh mes trajnerit dhe lojtarit, ku Garnacho ka qenë në qendër të kritikave për performancën e tij dhe sjelljen jashtë fushës.

Vëllai i Garnachos, Roberto, reagoi menjëherë në Instagram, duke thënë se i vëllai “ishte lënë jashtë në mënyrë të padrejtë” nga Amorim.

Ai përmendi një incident gjatë një ndeshjeje kundër Athletic Bilbaos në gjysmëfinale, ku Garnacho humbi një mundësi dhe më pas u zëvendësua nga Mason Mount në ndeshjen kundër Tottenham.

Garnacho, i cili iu bashkua akademisë së Manchester United nga Atletico Madrid në tetor 2020, ka luajtur 144 ndeshje për klubin, duke shënuar 26 gola dhe duke dhënë 22 asistime.

Megjithatë, marrëdhënia e tij me Amorim duket se ka arritur një pikë kritike, me trajnerin që ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me talentin argjentinas. /Telegrafi/

telegrafi sport app