Cesc Fabregas është zyrtarisht trajner i Comos, me të cilët do të militojë në Serie A këtë sezon.
Fabregas u konfirmua trajneri i klubit në të cilin ka edhe një pjesë të vogël të pronësisë dhe ku punoi edhe sezonin e kaluar në Serinë B.
Në nëntor ai u emërua si trajner i përkohshëm, pasi nuk kishte marrë ende licencën UEFA Pro dhe mund të ishte në atë pozicion vetëm për një muaj.
Prandaj, klubi solli përkohësisht në postin e trajnerit uellsianin Osian Roberts dhe Fabregas ishte asistent i tij deri në fund të sezonit. Vendi i dytë në Serie B i siguroi Como ngjitjen në elitë dhe tashmë spanjolli ka të gjitha kushtet e nevojshme për të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa Roberts do të tërhiqet në rolin e drejtuesit të zhvillimit.
Como 1907 is delighted to confirm that @cesc4official will become head coach of the men’s team on a four-year contract.
As planned @Osian_Roberts will now be fully focused on his role as Head of Development for Como 1907, tasked with creating a Como Culture within the… pic.twitter.com/4bs11jPIVu
— Como1907 (@Como_1907) July 19, 2024
“Jam i lumtur që hyj në këtë sezon si trajner dhe falënderoj grupin e pronarëve që më besuan këtë detyrë. Ndaj ambiciet e tyre dhe mendoj se ky është vetëm fillimi për këtë klub. Ky do të jetë një sezon i vështirë dhe i rëndësishëm, por stafi im dhe unë jemi gati dhe plot besim”, deklaroi Fabregas. Prandaj, kjo do të jetë puna e parë e vërtetë si trajner për Fabregas.
Mesfushori legjendar spanjoll në Como e përfundoi karrierën e tij të pasur si lojtar në fund të sezonit para të kaluar. Ai ka luajtur për Arsenalin, Barcelonën, Chelsean dhe Monacon. Me Spanjën ishte kampion i botës dhe i Evropës./Telegrafi/