LAJMI I FUNDIT:

Fabregas: Messi ka qenë më i miri për 15 vjet, vështirë të lind edhe një tjetër si ai

Fabregas: Messi ka qenë më i miri për 15 vjet, vështirë të lind edhe një tjetër si ai
Lionel Messi dhe Cesc Fabregas (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Cesc Fabregas beson se është e pamundur që një lojtar tjetër si Lionel Messi të dalë në të ardhmen.

Dy ish-bashkëlojtarët te skuadra e Barcelonës kaluan tre sezone së bashku në Camp Nou me Messin që fitoi dy Topa të Artë gjatë asaj kohe.

Duke pasur privilegjin të luante përkrah argjentinasit, Fabregas deklaroi se Messi është me të vërtetë i veçantë kur u pyet nëse mund të ketë ndonjë tjetër si ai.


Lineker zgjedh mes Salah e Kane, Pochettino e Guardiola dhe Messi e Ronaldo
Lexo po ashtu Lineker zgjedh mes Salah e Kane, Pochettino e Guardiola dhe Messi e Ronaldo

“Unë mendoj se është ndoshta e pamundur”, ka thënë fillimisht Fabregas për gazetën spanjolle AS.

“Ne kemi parë lojtarë të mahnitshëm si Ronaldo dhe Ronaldinho, por Messi ka qenë më i miri për 15 vjet. Ai është në sezonin e tij të 17-të dhe ai ka qenë më i miri që kur ishte 18 vjeç”.

Messi dhe Fabregas duke festuar një trofe së bashku me fëmijët e tyre (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Kam parë gjëra që nuk do t’i besonit. Çdo tre ditë ai shënon gola, ai shkon luan për Argjentinën dhe kthehet me avionë dhe shënon një het-trik. Kjo nuk është normale, më besoni”.

Reagimi i Ronaldos pas zgjedhjes së Messit 'sulmuesi i vitit' nga UEFA i thotë të gjitha, fytyra e portugezit bëhet virale
Lexo po ashtu Reagimi i Ronaldos pas zgjedhjes së Messit 'sulmuesi i vitit' nga UEFA i thotë të gjitha, fytyra e portugezit bëhet virale

“Do të më pëlqente të luaja më shumë me Leon. Kam pasur një fat të keq në atë drejtim. Sezonin e parë që kemi qenë së bashku kemi pasur mirëkuptim. Por, dy sezonet në vijim ishin kur unë pata kohën time më të keqe me lëndime”.

“Unë nuk isha në më të mirën time në momentet kryesore dhe kjo prekte të gjithë, përfshirë edhe Leon”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

La Liga
Enis Zabërgja zbulon kontratën marramendëse dhe vetura dhuratë që kishte pranuar

Enis Zabërgja zbulon kontratën marramendëse dhe vetura dhuratë që kishte pranuar

Superliga
Formacionet zyrtare, Barcelona – Real Madrid: Beteja e tretë këtë sezon mes Flick dhe Ancelotti

Formacionet zyrtare, Barcelona – Real Madrid: Beteja e tretë këtë sezon mes Flick dhe Ancelotti

Ndërkombëtare
Lionel Messi provokohet nga fansat me fanellën e Ronaldos, argjentinasi reagon si asnjëherë më parë

Lionel Messi provokohet nga fansat me fanellën e Ronaldos, argjentinasi reagon si asnjëherë më parë

Ligat tjera
Tifozët ndezin ‘El Clasicon’: Digjen fanellat e Mbappes dhe Yamalit para ndeshjes

Tifozët ndezin ‘El Clasicon’: Digjen fanellat e Mbappes dhe Yamalit para ndeshjes

La Liga
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit pas pjesës së parë falë super golit të Pedrit

Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit pas pjesës së parë falë super golit të Pedrit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori