EXPO REAL Kosova 2025 - Panairi më i madh i ndërtimit, patundshmërive dhe industrive përcjellëse hap dyert të premten

Këtë të premte, më 25 korrik, në Prishtina Mall, hap dyert për herë të parë EXPO REAL Kosova 2025, panairi më i madh në Kosovë dedikuar ndërtimit, patundshmërive dhe industrive përcjellëse.
Ngjarja do të zgjasë tri ditë, deri më 27 korrik, dhe synon të shndërrohet në pikëtakimin kryesor të profesionistëve dhe bizneseve të industrisë në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.
Ky mega-event do të mbledh:-Kompani ndërtimi -Agjenci të patundshmërive -Prodhues dhe distributorë të materialeve ndërtimore -Zyre arkitekture dhe dizajn interieri -Ofertues të zgjidhjeve teknologjike dhe inovative për ndërtimEXPO REAL Kosova 2025 përfaqëson një mundësi unike për të gjithë ata që dëshirojnë të ekspozojnë projektet dhe produktet e tyre përpara mijëra vizitorëve, investitorëve dhe klientëve potencialë.
Panairi do të ofrojë:-Mbi 2800 m² hapësirë ekspozuese -Pritshmëri prej mbi 30,000 vizitorësh -Mundësi rrjetëzimi me aktorë kryesorë të industrisë -Promovim të gjerë mediatik dhe mbulim profesional nga partnerët medial
Sponsor gjeneral i panairit është Pro Real Estate, ndërsa Prishtina Mall është mbështetësi kryesor dhe mikpritës i eventit.
Mos e humbni rastin të bëheni pjesë e panairit që pritet të vendosë standardet e reja për industrinë e ndërtimit dhe patundshmërive në Kosovë!









































