Expo Real Kosova 2025: Mbi 20,000 njësi banimi dhe qindra projekte investimi në një vend

Panairi Expo Real Kosova 2025 vazhdoi me një pjesëmarrje rekord të kompanive vendore dhe ndërkombëtare, duke e shndërruar Prishtinën për tri ditë me radhë në qendrën e rajonit për ndërtim, patundshmëri dhe investime. Me një interes të shtuar nga publiku dhe investitorët, panairi solli një pasqyrë të qartë të potencialit të tregut të patundshmërisë në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë.
Në këtë edicion, u prezantuan mijëra njësi banimi, qindra projekte afariste dhe mundësi konkrete për investim. Kompanitë më të mëdha ndërtimore nga Kosova si Cima, Berisha Group, BTP Holding, Swiss Construction, Alba Qeramika, Gate Residence, ZEN Residence, Qami Construction, Lutriel Invest, Kodra e Artë, Marigona Hill dhe Marigona Sun, e të tjerë paraqitën projektet e tyre më ambicioze që kapin një total prej mbi 10 mijë banesash të planifikuara për ndërtim në vitet e ardhshme. Qytetet kryesore të Kosovës po shndërrohen në lagje të reja moderne, infrastrukturë të avancuar dhe hapësira të dedikuara për jetesë cilësore dhe afarizëm.
Fokusi i panairit nuk ishte vetëm Kosova. Shqipëria u përfaqësua me projekte të rëndësishme në bregdet dhe zonat turistike, duke përfshirë Jal y Mal, Fundway dhe Dukagjini Resort, të cilat ofruan së bashku mbi 1,800 njësi banimi në destinacione strategjike. Interesi për këto projekte ishte i madh sidomos nga diaspora dhe investitorët e huaj që kërkojnë pronë në zonat bregdetare të Shqipërisë.
Përtej kufijve të rajonit, një nga befasitë më të mëdha të panairit ishte prezantimi i projekteve në Dubai i kompanisë END Properties, e cila solli në dispozicion 730 projekte.
Një rol të veçantë në këtë panair pati edhe Pro Real Estate, kompania prestigjioze, e cila prezantoi mbi 13 mijë prona të listuara në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. Me teknologji moderne, qasje të lehtë dhe rrjet të gjerë partnerësh, kjo kompani u shfaq si ura kryesore që lidh ndërtuesit me blerësit dhe investitorët në një treg që po rritet me shpejtësi.
Expo Real Kosova 2025 dëshmoi se Kosova dhe rajoni kanë një potencial të madh për zhvillim ekonomik përmes ndërtimit dhe investimeve në patundshmëri. Pjesëmarrja e gjerë, prezantimet profesionale dhe projektet konkrete e bënë këtë panair jo vetëm një ngjarje ekspozuese, por një hap real drejt ndërtimit të së ardhmes urbane të vendit dhe të rajonit.
Të dielën, më 27 korrik, është dita e fundit e panairit dhe ftojmë të gjithë qytetarët, investitorët dhe profesionistët që të vizitojnë Expo Real Kosova 2025, si mundësi për t’u informuar dhe zbuluar ofertat dhe projektet e ardhshme. Mbyllja e këtij panairi do të shoqërohet me ceremoni, përcjellë me falënderime, mirënjohje si dhe koktej dhe muzikë.












































