Zgjedhjet e BE-së hyjnë në fazën vendimtare të dielën. Cilat çështje të rëndësishme shqetësojnë evropianët dhe çfarë do të ndodhë më pas?
Që nga e enjtja evropianët janë duke zgjedhur Parlamentin e ri të BE-së për të dhjetën herë.
Rreth 360 milionë votues me të drejtë vote vendosin për 720 përfaqësues nga 27 vende të BE-së.
Ndërsa rezultatet e para tashmë vijnë nga disa vende, si Holanda dhe Irlanda, si dhe në 20 vende të tjera, ku jepet vota për Parlamentin e ri Evropian dhe politikat e pesë viteve të ardhshme.
Çdo vend në Bashkimin Evropian përfaqësohet me një numër të caktuar deputetësh – në varësi të madhësisë së vendit, por jo edhe aq shumë në proporcion me popullsinë e tij.
Si shteti anëtar me popullsi më të madhe, Gjermania përfaqësohet nga 96 anëtarë. Shtetet më të vogla anëtare si Malta, Luksemburgu dhe Qipro dërgojnë nga gjashtë secila.
Cilat janë temat që shqetësojnë evropianët?
Ruajtja e paqes, siguria sociale dhe migracioni janë tre aspektet më të rëndësishme për gjermanët në këto zgjedhje evropiane, sipas sondazhit të ARD Deutschlandtrend nga fundi i majit.
Kurse në nivel të BE-së, për evropianët çështjet më të rëndësishme zgjedhore janë lufta kundër varfërisë dhe kujdesi shëndetësor. Pas kësaj, sipas Eurobarometrit në prill vijnë forcimi i ekonomisë, krijimi i vendeve të reja të punës dhe politika e sigurisë dhe e mbrojtjes në BE.
Cilat janë detyrat më të rëndësishme të Parlamentit Evropian?
Në shumë drejtime si mbrojtja e mjedisit, politika e migracionit dhe politikat ekonomike, Parlamenti i BE-së është një nga dy ligjvënësit.
Eurodeputetët duhet të vendosin për ligjet e reja të BE-së gjithmonë bashkë me Këshillin e Bashkimit Evropian, organi përfaqësues i 27 shteteve anëtare.
Në fusha të tjera, si politika e sigurisë dhe e mbrojtjes, Parlamenti i BE-së thjesht informohet dhe ka funksion konsultimi. Vetë PE nuk mund të propozojë ligje si rregull, kjo është detyrë e Komisionit Evropian.
Mbi 70 për qind e evropianëve u shprehën në sondazhin e Eurobarometrit se BE-ja ndikon në jetën e tyre të përditshme.
Megjithatë, pjesëmarrja në zgjedhjet e BE-së është tradicionalisht e ulët.
Në vitin 2019, pas një kohe të gjatë, ajo arriti sërish shifrën prej 50 për qind.
Në Gjermani, pjesëmarrje ishte e konsiderueshme, mbi 61 për qind. Për herë të parë në Gjermani në këto zgjedhje lejohen të votojnë të rinjtë e moshës 16 vjeç e lart.
Pas votimeve fillon gara për postet më të rëndësishme
Një javë pas zgjedhjeve, më 17 qershor, liderët e BE-së takohen në Këshillin Evropian në Bruksel. Në agjendë është zgjedhja e posteve kryesore në BE, duke përfshirë Presidenten/Presidentin e Komisionit të BE-së. Traktatet e BE-së parashikojnë që ky samit i BE-së duhet të emërojë kandidatët.
Në përgjithësi vlen “parimi i kandidatit kryesor”, sipas të cilit, partia me numrin më të madh të votave merr kryesimin e Komisionit të BE-së. Nëse krerët e shteteve dhe qeverive ndjekin këtë parim, Ursula von der Leyen, kryetarja aktuale dhe kandidatja e Partisë Popullore Evropiane (EPP), do të kishte shanset më të mira të vazhdonte të ishte në krye të të KE, sipas sondazheve të fundit. Megjithatë, pas zgjedhjeve të BE-së në vitin 2019, kur von der Leyen e mori këtë detyrë, krerët e shteteve nuk e zbatuan këtë parim. Më pas presidenti i ardhshëm i Komisionit zgjidhet nga Parlamenti i BE-së me një shumicë të thjeshtë.
Pazaret ndërkohë kanë filluar
Tratativat për arritjen e shumicës kanë filluar prej kohësh në Bruksel. Presidentja aktuale e KE, Ursula von der Leyen tha në një debat televiziv se do të punonte me deputetët që mbështesin qartë Evropën dhe sundimin e ligjit – dhe që mbështesin Ukrainën. Ajo përfshiu këtu edhe kryeministren italiane populiste të krahut të djathtë, Giorgia Meloni. Por von der Leyen përjashtoi bashkëpunimin me partinë franceze “Rassemblement National”, parti kjo nacionaliste e krahut të djathtë, e drejtuar nga Marine Le Pen.
Partitë e këtyre dy politikaneve, Meloni dhe Le Pen më parë i përkisnin deri tani familjeve të ndryshme partiake.
Vëllezërit ultra të djathtë të Melonit në Itali janë pjesë e grupit “Konservatorët dhe Reformatorët Evropianë”, kurse partia e Le Pen në grupin e krahut të djathtë ID (Identitet dhe Demokraci).
Afrimi me kampin e djathtë nuk është pa rrezik për von der Leyen, sepse grupe të tjera partiake, si Socialdemokratët mund të refuzojnë të votojnë për politikanen gjermane. Partia Socialdemokrate Gjermane, SPD i ka dërguar ndërkohë paralajmërimet e para.
Nëse do të ketë një kthesë djathtas në BE, sipas shumë paralajmërimeve këto muaj, kjo lidhet edhe me atë, nëse partitë populiste dhe nacionaliste të krahut të djathtë dhe ultra të djathtë të Evropës do të mund të bashkohen. Marine Le Pen po e ndjek këtë synim, sepse, sipas parashikimeve, këto parti mund të formojnë më pas forcën e dytë më të fortë në Parlamentin e BE-së pas PPE. Por kjo nuk është e sigurt.
Parlamenti i ri i sapozgjedhur do të mblidhet për herë të parë në Strasburg më 16 korrik. Deri atëherë do të jetë kristalizuar, se si dhe në cilat grupime parlamentare do të bashkohen deputetët e rinj. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Franca përfundon misionin për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit rus
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
I gjithë planeti ynë ka të ngjarë të ketë qenë i mbuluar me akull më shumë se 600 milionë vjet më parë, zbulon studimi
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
Komiteti special i OKB-së e krahason politikën izraelite në Gaza me gjenocidin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët