EVN: Të gjitha defektet në vendet e vërshuara janë riparuar

Me një njoftim drejtuar Telegrafit në Maqedoni EVN Maqedoni njofton se kanw riparuar defektet e tensionit të mesëm dhe të lartë në rajonin e Tetovës, Kërçovës, Velesit, Manastirit, Ohrit, Kumanovës dhe Prilepit.
''Ekipet e kompanisë EVN Maqedoni janë duke punuar intensivisht për të riparuar defektet në rrjetin shpërndarës të shkaktuara nga stuhia e madhe që ka goditur gjatë fundjavës pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Të gjitha defektet e tensionit të mesëm dhe të lartë në rajonin e Tetovës, Kërçovës, Velesit, Manastirit, Ohrit, Kumanovës dhe Prilepit janë riparuar. Ekipet tani punojnë në defekte më të vogla në rrjetin e tensionit të ulët.'' thonë nga EVN Maqedoni./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































