LAJMI I FUNDIT:

Evazioni Fiskal dhe zbatimi i ligjit

Në kuptimin juridik, termi evazion fiskal nënkupton faktin e të mospaguarit të tatimeve dhe taksave,ndaj Shtetit të cilave normalisht duhet t’i nënshtrohemi. Ndërsa me evazion të kapitaleve do të kuptojmë eksportimin,dhe importimin ilegal të mallrave. Andaj për shkak të nivelit të lartë të evazionit fiskal, ekziston mundësia që një pjesë e burimeve të investohen në formën e kapitalit (Tregut të Zi). Ajo çka është më rrënthqethëse është se të gjitha vendet janë duke toleruar akoma mashtrimin fiskal, ndërkohë që ai ka lidhje me krimin e organizuar, dhe nënëktoken kriminale. Përveçse në qarkullimin e parasë së zezë, evazioni fiskal shfaqet edhe në paranë e ashtuquajtur gri. Paratë gri qarkullojnë në të njëjtat rrjete si paraja e zezë. Kjo e ka zanafillën dhe zhvillimin pikërisht tek individët shumë të pasur të shoqërisë.

Fenomeni negative i Evazionit fiskal është një pengesë serioze për zhvillim ekonomik dhe të qëndrueshëm të vendit dhe mungesën e tërheqjes për investimet strategjike në energji, infrastrukturë, arsim, shëndetësi duke rënduar koston e jetës së qytetarëve. Një gjë e tillë krijon një klimë të pafavorshme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe sundim të rendit dhe ligjit, por në anën tjetër krijon klimë të dobishme për krimin financiar, trafiqe ilegale, qarkullimin e parave të pista dhe në investimin e pastrimin e tyre e cila nxit informalitetin e ekonomisë, i cili është një strehë e krimit dhe dalngadalë bëhet një pengesë serioze për zhvillime të mëtejshëm duke kanosur edhe rendin publik, qytetar.


Shtrohet pyetja se a mundet që Prokuroria Shtetit të konsiderohet si një agjent i rregullimit juridik dhe ngrirjes së këtij evazioni. Mendoj që organi i hetimit (Prokuroria) ende është në një periudhë, ku ai është duke shikuar mundësin për të vendos në diagnostikimin e sëmundjes, edhe pse ka në dorë ligjin që te diagnostifikoj. Por siç duket ende nuk ka në zotërim akoma ilaçin efikas, për parandalim të evazionit fiskal. Edhe pse Prokuroria e Shtetit duhet të jetë një hapë para evazionit fiskal, sikundër Identifikimi i virusit të sidës që është një hap përpara, i domosdoshëm për të arritur një ditë shërimin e saj. Por për ta përcaktuar prokuroria këtë zinxhir të evazionit fiskal duhet që të ketë një zonë të përgjegjshmërisë më të madhe?

Funksionimi i prokurorisë në lidhje me luftën kundër evazionit fiskal, lë për të dëshiruar, në një të ardhme të afërt. Përderisa evazioni fiskal dhe tregu joformal vazhdojnë të rrisin përmasat në shoqëri, duke deformuar politikat e zhvillimit, që do të thotë se një numër individësh pasurohen në mënyrë marramendëse e shumica e qytetarëve varfërohen, se vazhdon të vidhet në dogana, se biznesi vazhdon t’i shmanget tatimeve dhe taksave ndaj Shtetit. Kjo ndodh sepse ligji nuk vepron e prokuroria nuk ndëshkon. Natyrshëm themi se Prokuroria nuk ka përcaktuar një zonë përgjegjshmërie në këtë zinxhir korrupsioni. Ajo nuk ka përcaktuar as politikën si shkaktar të tij dhe as ekonominë. Teorikisht që të zhvillohet korrupsioni duhet një korruptues dhe një i korruptuar. Sipas formulës klasike, është ekonomisti ai që korrupton politikanin. Së pari, sepse politikani është i zgjedhur nga njerëz që i besojnë në mënyrë që rregullat e lojës të respektohen, pra që ai të fillojë t’i respektojë vetë ato. Mirëpo praktika në të përditshmen ka treguar që më pas politikani i zgjedhur fillon të korruptohet.

Pra politikani i korruptuar pushon së respektuari këto rregulla dhe si i tillë duhet të konsiderohet si një tradhtar. Ndërsa ekonomisti justifikohet në anën pragmatike të problemi, pra që vepron për të shpëtuar diçka. Mbase në këtë luftë kundër evazionit duhet parë edhe mënyra e organizimit të strukturave Shtetërore. Mësimi që duhet të nxjerrim nga problematika e periudhës së deritanishme është se mungesa e drejtësisë na kërcënon me katastrofa të tjera, në ekonomi, në urbanistikë, në mjedis, në arsim, shëndetësi e kudo. Moszbatimi i ligjit është epiqendra e evazionit fiskal duke thelluar gjithnjë e më tepër krizën ekonomike. Ndaj ringritja e vërtetë e ekonomisë mund të realizohet vetëm si një ringritje paralele me atë të drejtësisë.

(Autori është në përgatitje finale të temës së masterit në Drejtën Penale)

Në trend

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori