Eva Buzo nuk është e para që ka marrë përsipër sfidën për të përshkuar me not vijën detare nga Italia në Shqipëri.
Notari i famshëm italian, me të njëjtin profesion si Eva, Paolo Pinto ishte personi që tentoi të realizonte kalimin nga Brindizi në Vlorë me not, por nuk ia doli të përfundonte misionin e tij.
Ai tentoi kalimin në qershor të vitit 1985, ngjarje e cila u cilësua si historike pasi duke llogaritur distancën prej 73 kilometrash, askush nuk e merrte me mend se mund të kalohej me not.
Ishte ora 10:00 e 27 qershorit të vitit 1985, kur Paolo Pinto nisi rrugëtimin e tij, i shoqëruar nga një grup mjekësh dhe notarësh. Gjithçka shkoi mirë deri në orët e para pas mesnate, kur ai filloi të shfaqte problemet e para, pasi kishte bërë rreth gjysmën e rrugës.
Kushtet atmosferike asokohe nuk ishin në favor të tij, pasi era e fortë e pengoi atë për notimin. Madje, 20 minuta varka shoqëruese u shkëput nga ai dhe në këto kushte, u vendos që të ndërpritej misioni pas 20 orësh not, në orën 5 të mëngjesit.
Paolo Pinto, i diplomuar në drejtësi, ishte nga Pulia dhe jetonte në Bari. 47 vjeç asokohe kur mori përsipër sfidën, ai ishte me fizik sportiv, i gjatë 1.79 m dhe kishte ushtruar basketboll. Më vonë iu dedikua notit. Kjo disiplinë sportive, e shtyu në vitet ‘7o-të të ndryshonte garimin dhe t’u kushtohej kalimeve te distancave të gjata me not. Nga ato më të famshmet, është dy herë ajo e La Manshit (33 km – 11 orë) në shtatorin e vitit 1979, ajo Kastro Marina-Fanos, Greqi, (91 km në 41 orë) dhe Korsika-Elbe (71 km për 30 orësh notim).
Sot, 38 vite pas Paolo Pintos, Eva Buzo, avokate me profesion mori përsipër misionin historik, duke u nisur nga Otranto për në Vlorë me not. Si Pinto, as Eva Buzo nuk arriti të përfundonte sfidën, duke u dorëzuar për shkaqe shëndetësore pas 27 orësh not. E nisur me not të enjten në mëngjes, avokatja 35 vjeçare duhet të mbërrinte në Vlorë mbrëmjen e së premtes por u detyrua ta linte në mes këtë nismë pak milje larg Karaburunit teksa i ishin shfaqur tashmë brigjet shqiptare./TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles