LAJMI I FUNDIT:

Euronews: Partia e udhëhequr nga Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë – njerëzit presin ndryshimin

Euronews: Partia e udhëhequr nga Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë – njerëzit presin ndryshimin

Një parti anti-korrupsion dhe anti-establishment, Vetëvendosje, ka fituar zgjedhjet në Kosovë, të zhvilluara mes përkeqësimit të situatës për shkak të coronavirusit në vend.

Kështu shkruan Euronews, sipas të cilit medium, partia e majtë reformuese, e udhëhequr nga Albin Kurti – i cili u rrëzua si kryeministër në zgjedhjet e mëparshme në vitin 2019 pas vetëm 51 ditësh në detyrë – triumfoi në zgjedhjet e pesta parlamentare që kur shteti shpalli pavarësinë në vitin 2008, përcjell Telegrafi.

Po sipas mediumit në fjalë, partia e Kurtit është rritur nga aleanca e tij me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, e cila kohët e fundit u bashkua me partinë e tij pasi u largua nga LDK, e cila fitoi vetëm 13% të votave.


Ndërkohë, Vetëvendosje ishte shumë më përpara se konkurrentët e saj me 48%.

Zgjedhjet vijnë pas një viti në të cilin pandemia e coronavirusit ka thelluar krizat sociale dhe ekonomike në vend.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për fitoren e VV-së
Lexo po ashtu Mediat ndërkombëtare raportojnë për fitoren e VV-së

Tashmë një nga ekonomitë më të varfra të Evropës, shkruan më tej Euronews, Kosova tani po lufton përmes një “rënieje” të shkaktuar nga pandemia, me vaksinimet që pritet për të filluar për popullsinë prej 1.8 milion.

“Këto zgjedhje ishin një referendum mbi drejtësinë dhe punësimin, kundër korrupsionit dhe kapjes së burimeve shtetërore”, citohet mediumi në fjalë, Albin Kurtin në fjalën e tij të fitores. “Kjo është e pashembullt në Kosovën e pasluftës”.

‘Njerëzit po presin ndryshimin’

Mbështetësit e Albin Kurtit akuzojnë ata që kanë dominuar prej kohësh pushtetin në Kosovë se kanë dëmtuar vitet e para të pavarësisë të territorit të populluar kryesisht nga shqiptarët.

“Njerëzit janë duke pritur për ndryshim, ata janë duke pritur për t’i dhënë fund problemeve që na helmojnë, të tilla si korrupsioni dhe nepotizmi”, ka thënë për AFP, Sadik Kelmendi, një mjek, para votimit.

“Ne gjithashtu duhet t’i kushtohemi luftës kundër një virusi që ka vrarë më shumë se 1,500 njerëz, …”, ka shtuar ai.

Ndryshe kujton Euronews, Vetëvendosje kishte përfunduar e para në dy zgjedhjet e mëparshme legjislative por u rrëzua nga koalicionet e përfunduara nga të tjerët.

Në vitin 2020, qeveria e Albin Kurtit, i cili kaloi dy vjet në burgjet e ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq, kishte qëndruar në pushtet për rreth 50 ditë para se të rrëzohej.

Këtë herë, lëvizja e tij mund të shpresojë të formojë një qeveri shumicë nëse bashkohet me partitë që përfaqësojnë pakicat, të cilat kanë 20 vende nga 120 në Parlamentin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori