Eurodeputetja Marijana Petir merr pjesë në konferencën ndërkombëtare ndërfetare në Manastir

Deputetja e parlamentit evropian, nga radhët e partisë udhëheqëse Partia Popullore Evropiane (PPE), Marijana Petir, do të merr pjesë në konferencën ndërkombëtare ndërfetare, që do të mbahet në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lajmin e pjesëmarrjes së saj e bën të ditur korrespondenti i agjencisë AIM nga Brukseli, ndërkaq Petir pritet që të merr pjesë si paneliste në temën ''Familja - zgjedhja bazë dhe vendi për dinjitet njerëzor dhe ngritje në fe''.
Petir do të flet në cilësinë e kryetares së grupit joformal ''Miqtë e Maqedonisë'' në Parlamentin Evropian, kurse do të realizojë edhe disa takime të ndryshme./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































