LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputeti McAllister: BE-ja nuk është e angazhuar në mënyrë aktive në debatin për korrigjim kufijsh

Eurodeputeti McAllister: BE-ja nuk është e angazhuar në mënyrë aktive në debatin për korrigjim kufijsh

Eurodeputeti gjerman David McAllister,  që vjen nga radhët e partisë së kancelares gjermane Angela Markel, ka folur për debatin që po zhvillohet kohëve të fundit sa i përket korrigjimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, si një zgjedhje të mundshme.

Gjatë një interviste dhënë për Radio Evropa e Lirë në edicionin në gjuhën serbe, McAllister ka deklaruar se Bashkimi Evropian është në dijeni për debatin që po qarkullon sa i përket korrigjimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë, duke pranuar se BE-ja nuk është e kyçur në mënyrë aktive sa i përket kësaj çështje, transmeton Telegrafi.

McAllister me disa eurodeputetë kanë vizituar Serbinë e do të qëndrojnë edhe në Kosovë, për shkak të vlerësimit të marrëdhënieve me Serbinë. Ai ka thënë se nuk beson se zgjedhjet në Parlamentin Evropian që do të mbahen në muajin maj, do të ndikojnë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.


“Sa i përket debatit që po qarkullon për shkëmbimin e mundshëm të territoreve, në si Parlament evropian me shumicë votash kemi miratuar qëndrimin e pozicionit dhe kemi formulime të njëjta si në raportim tim për Serbinë, ashtu edhe në raportin e kolegut tim Igor Sholtes (raportues për Kosovën) – që jemi njoftuar për këto diskutime, e për t’u arritur kjo marrëveshje, së pari duhet marrëveshje e dyanshme, e cila sjell stabilitet dhe qëndrueshmëri në rajon dhe duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.  Në këtë moment, në këtë debat BE-ja nuk është e përfshirë në mënyrë aktive, por jemi të informuar për këtë. Ndryshe jemi të fokusuar se si të rivazhdojë dialogu në Bruksel dhe për këtë u bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë ta rishikojnë vendimin për vënien e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, ka deklaruar McAllister. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori