Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it shpëtoi jetën e një të riu nga mbytja në Liqenin e Leqinatit në Rugovë të Pejës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga EULEX.


Ata kishin ndihmuar të riun i cili kishte kërkuar ndihmë.

239306851 4283852648371551 675524950471722684 n

“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it shpëtoi jetën e një të riu nga mbytja në Liqenin e Leqinatit. Ekipi jonë i NjSP u hodh në shpëtim momentin që panë shenjat e dobësuara të jetës së të riut dhe dëgjuan thirrjen për ndihmë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/