LAJMI I FUNDIT:

EULEX: Autoritetet vendore vendosin për përfshirjen apo jo të Serbisë në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

EULEX: Autoritetet vendore vendosin për përfshirjen apo jo të Serbisë në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka bërë të ditur se Serbia ka kërkuar nga EULEX përfshirjen e organeve të saja shtetërore në hetimet lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Sipas kësaj ministrie drejtori i policisë Vladimir Rebiq ka biseduar lidhur me këtë çështje me përfaqësues të misionit evropian në Kosovë.

Policia serbe kërkon që të përfshihet në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit
Lexo po ashtu Policia serbe kërkon që të përfshihet në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

Lidhur me këtë kërkesë të Serbisë, në EULEX thonë se vendosin autoritetet kosovare.


“Misioni i EULEX-it nuk merr vendime të kësaj natyre. Autoritetet vendore vendosin se a do të përfshihet apo jo Serbia zyrtare në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviq”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për Telegrafin.

Ministrja serbe: Autoritetet e Kosovës vendosin nëse Serbia do të jetë pjesë e hetimeve të vrasjes së Ivanoviqit
Lexo po ashtu Ministrja serbe: Autoritetet e Kosovës vendosin nëse Serbia do të jetë pjesë e hetimeve të vrasjes së Ivanoviqit

Një gjë të tillë e ka thënë mbrëmë edhe ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq. Sipas mediave serbe, Kuburoviq ka deklaruar se janë autoritetet e Kosovës ato që vendosin nëse Serbia do të jetë pjesë e hetimit të kësaj vrasjeje.

Të gjitha lajmet rreth vrasjes së Ivanoviqit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth vrasjes së Ivanoviqit

Ndërkaq kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla ka thënë sot për Telegrafin se janë duke punuar intensivisht dhe krejt angazhimet janë në zbulimin e kryesve të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Oliver Ivanoviq u vra mëngjesin e së martës pranë selisë së tij në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori