Etrit Berisha si rrallëherë me dedikim romantik për dashurinë e jetës (Foto)

Zakonisht sportistët janë mjaft hermetikë sa i përket jetës së tyre private, e i tillë mesa duket është edhe Etrit Berisha.
Portieri i Kombëtares Shqiptare është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktiv herë pas here.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi shumë të veçantë me bashkëshorten e tij, të realizuar kohë më parë në Dubai.
"Jam tejet me fat të të kem ty zemrush", ka qenë dedikimi emocional që ai ka bërë përbri fotografisë.
I njëjti shfaqet shumë i buzëqeshur pranë bashkëshortes, e cila gjithashtu duket mjaft joshëse në imazhin në fjalë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/01/2018
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































